{"id":2460,"date":"2021-06-24T06:51:58","date_gmt":"2021-06-24T06:51:58","guid":{"rendered":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/?p=2460"},"modified":"2021-06-24T06:53:10","modified_gmt":"2021-06-24T06:53:10","slug":"ministrja-rizvanolli-strategjia-e-ardhshme-energjetike-e-vendit-mbase-do-te-jete-me-e-rendesishmja-per-ekonomine-e-kosoves-dhe-me-e-rendesishmja-qe-nga-perfundimi-i-luftes","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/ministrja-rizvanolli-strategjia-e-ardhshme-energjetike-e-vendit-mbase-do-te-jete-me-e-rendesishmja-per-ekonomine-e-kosoves-dhe-me-e-rendesishmja-qe-nga-perfundimi-i-luftes\/","title":{"rendered":"Ministrja Rizvanolli: Strategjia e ardhshme energjetike e vendit mbase do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja p\u00ebr ekonomin\u00eb e kosov\u00ebs dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Dita e djeshme sh\u00ebnoj dit\u00ebn e par\u00eb zyrtare t\u00eb aktiviteteve t\u00eb edicionit t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb Jav\u00ebs s\u00eb Zhvillimit t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Dje n\u00eb dy panele t\u00eb ndryshme diskutimi, fol\u00ebsit dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsit e Jav\u00ebs s\u00eb Zhvillimit t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb diksutuan dekarbonizimin, nj\u00eb nd\u00ebr sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb sektorit t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Rizvanolli: Gjith\u00e7ka n\u00eb energji ishte planifikuar rreth nj\u00eb termocentrali t\u00eb madh, kjo ka ngulfatur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb kreativ n\u00eb b\u00ebrjen e politikave<br \/>\nDiskutimi \u00ebsht\u00eb hapur nga Ministrja e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli. Ajo theksoi se situata aktuale n\u00eb sektorin e energjis\u00eb ka ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb keq-menaxhimit. Ajo tha se krahas sfidave t\u00eb m\u00ebdha, edhe vendimet duhen t\u00eb merren shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kur nga neglizhenca apo vendimet e gabuara, apo vendimet dhe t\u00ebrheqja nga vendimet p\u00ebr nj\u00eb 20 vitet e fundit na kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kur gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb urgjente, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku sfidat jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, vendimet duhet t\u00eb merren shpejt\u00eb. Vendimet jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, dhe jan\u00eb serioze. Jan\u00eb vendime t\u00eb cila ndikojn\u00eb n\u00eb gjeneratat e ardhshme, jemi duke folur 10, 20, 30, 50 vitet e ardhshme\u201d, tha Rizvanolli.<\/p>\n<p>Ministrja Rizvanolli vendosi theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb termocentralin e ri t\u00eb th\u00ebngjillit, projekt ky q\u00eb nuk u realizua.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb ndoshta nj\u00eb aspekt pozitiv q\u00eb p\u00ebr dallim prej t\u00eb kaluar\u00ebs kur gjith\u00e7ka n\u00eb energji ishte planifikuar rreth nj\u00eb termocentrali t\u00eb madh, dhe kjo n\u00eb nj\u00ebfar m\u00ebnyre e ka ngulfatur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb kreativ dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb politika q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira dhe m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr sektorin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, ne si qeveri e kemi nj\u00eb liri m\u00eb t\u00eb madhe, dhe n\u00eb nj\u00ebfar m\u00ebnyre po fillojm\u00eb prej zeros me faqe t\u00eb past\u00ebr. Dhe po shohim cilat jan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira dhe mund\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb lira q\u00eb do mund t\u2019i realizojm\u00eb\u2019, tha Ministrja Rizvanolli.<\/p>\n<p>Rizvanolli: Ulja e konsumit, ulja e humbjeve n\u00eb rrjet dhe ulja e kostos s\u00eb blerjes s\u00eb energjis\u00eb gjat\u00eb dimrit jan\u00eb objektivat kryesore t\u00eb sektorit t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb<br \/>\nMinistrja Artane Rizvanolli tha se aktivitetet e planifikuara n\u00eb sektorin e energjis\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshtesin Kosov\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn drejt karbonizimit dhe zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajo n\u00ebnvizoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e masave t\u00eb efi\u00e7ienc\u00ebs n\u00eb prodhim t\u00eb energjis\u00eb dhe n\u00eb konsum, nd\u00ebrsa tha se vendi duhet fokusuar n\u00eb zbatimin e k\u00ebtyre masave si dhe n\u00eb zovg\u00eblimin e humbjeve n\u00eb rrjet.<\/p>\n<p>\u201cTani, mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb i kemi mendoj se jan\u00eb t\u00eb shumta. Efi\u00e7ensa e energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk do mend. N\u00eb nd\u00ebrtesat q\u00eb tash e tutje do t\u00eb nd\u00ebrtohen, mir\u00ebpo dal ngadal edhe n\u00eb ato ekzistuese. E di q\u00eb kemi projekte dhe planifikojm\u00eb t\u2019i zgjerojm\u00eb projektet q\u00eb t\u00eb forcojm\u00eb fondin e efi\u00e7enc\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb, si nj\u00eb fond q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i vetq\u00ebndruesh\u00ebm financiarisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ulim konsumin e energjis\u00eb\u201d, tha Rizvanolli.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 masave t\u00eb efi\u00e7ienc\u00ebs, Rizvanolli ritheksoi nevoj\u00ebn p\u00ebr rritje t\u00eb kapaciteteve t\u00eb ngrohjes, si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr luftimin e rritjes s\u00eb konsumit n\u00eb stin\u00ebt e ftofta t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebto arsye dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb shihen mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr rritjen e kapaciteteve t\u00eb ngrohjes qendrore, qoft\u00eb me apo pa kogjenerim, var\u00ebsisht nga nj\u00eb strategji e p\u00ebrgjithshme\u201d, tha Rizvanolli.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebto objektiva Rizvanolli listoj nj\u00eb varg t\u00eb projekteve dhe planeve q\u00eb parashohin funksionalizimin e ngrohtor\u00ebve ekzistuese por edhe mund\u00ebsit\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb kapaciteteve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb n\u00ebnkuptoj rritjen e kapaciteteve dhe rritjes sipas nevoj\u00ebs, rritjen dhe zgjerimin e rrjetit ekzistues n\u00eb Prishtin\u00eb, funksionalizimin e ngrohtores n\u00eb Gjakov\u00eb, mir\u00ebpo edhe shikimin e mund\u00ebsive t\u00eb fizibilitetit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb kapaciteteve t\u00eb reja edhe n\u00eb qytete t\u00eb reja ku kemi nj\u00eb dend\u00ebsi t\u00eb madhe t\u00eb popullsis\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Rizvanolli sqaroi se investimet n\u00eb efi\u00e7enc\u00eb t\u00eb energjis\u00eb do t\u00eb ndikojn\u00eb edhe n\u00eb uljen e kostos s\u00eb blerjes s\u00eb energjis\u00eb, marr\u00eb parasysh q\u00eb gjat\u00eb sezon\u00ebs s\u00eb dimrit n\u00eb Kosov\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr energji \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb, nj\u00eblloj si edhe \u00e7mimi p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Rizvanolli: Gazi mund t\u00eb jet\u00eb burim tranzicional, zhvillimi i prosumers do t\u00eb evitonte shpenzime t\u00eb m\u00ebdha kapitale p\u00ebr projekte t\u00eb m\u00ebdha gjeneruese<br \/>\nGazi mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm burim tranzicional n\u00eb miksin energjetik t\u00eb Kosov\u00ebs, ka konfirmuar Ministrja Rizvanolli, duke shtuar se opsionet ekzistuese t\u00eb gazit duhen shqyrtuar me kujdes.<\/p>\n<p>\u201cGazi mund t\u00eb jet\u00eb si nj\u00eb burim tranzicional, edhe k\u00ebtu kemi disa opsione t\u00eb cilat do t\u2019i shqyrtojm\u00eb me kujdes, gjithnj\u00eb duke pasur parasysh nivelin e investimeve q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i nevojsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjitha kapacitetet p\u00ebrcjell\u00ebse, por edhe kostot p\u00ebrfundimtare t\u00eb energjis\u00eb q\u00eb do t\u00eb prodhohet prej tij\u201d, tha Rizvanolli.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ajo vler\u00ebsoi se interkoneksioni me Shqip\u00ebrin\u00eb do t\u00eb luaj rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb t\u00eb ardhmen e saj energjetike.<\/p>\n<p>\u201cInterkoneksioni me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe bashkrendimi i politikave dhe rregullave t\u00eb tregut me Shqip\u00ebrin\u00eb, \u00ebsht\u00eb tejet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ne si shtet. Dhe kjo do t\u00eb b\u00ebhet posaq\u00ebrisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb momentin kur ne fillojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur kapacitetet tona prodhuese nga BRE-t\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sa i p\u00ebrket planifikimit dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb zhvillimit t\u00eb energjsi\u00eb s\u00eb rip\u00ebt\u00ebrishme, Rizvanolli theksoi se d\u00ebshira e saj do t\u00eb ishte t\u00eb zhvillohej sa m\u00eb shum\u00eb sektori i prosumers, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb evitohen shpenzimet e m\u00ebdha kapitale.<\/p>\n<p>\u201cBurimet e Rip\u00ebrt\u00ebrishme t\u00eb Energjis\u00eb absolutisht q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrkrahen. Ne kemi kapacitete posac\u00ebrisht p\u00ebr energji solare dhe t\u00eb er\u00ebs, dhe mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar k\u00ebt\u00eb sektor\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb krijohen kushtet optimale p\u00ebr zhvillimin e kapaciteteve t\u00eb vogla t\u00eb BRE-ve nga qytetar\u00ebt dhe bizneset tona. Do t\u00eb d\u00ebshiroja shum\u00eb q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb energji t\u00eb prodhohet nga \u2018prosumers\u2019 (vet-prodhuesit), gj\u00eb q\u00eb rritet demokracin\u00eb energjetike, pron\u00ebsin\u00eb vendore dhe ul\u00eb nevojat p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb kapaciteteve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shpenzime t\u00eb m\u00ebdha kapitale dhe shpesh viejn\u00eb m\u00eb koston e okupimit t\u00eb tokave bujq\u00ebsore\u201d, theksoi Rizvanolli.<\/p>\n<p>Rizvanolli: Strategjia e ardhshme energjetike e vendit mbase do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja p\u00ebr ekonomin\u00eb e kosov\u00ebs dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs<br \/>\nRizvanolli insistoi se deri sa t\u00eb arrijm\u00eb ambiciet tona t\u00eb dekarboznimit, duhet t\u00eb sigurojm\u00eb furnizim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrballuesh\u00ebm me enegji.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb fjalimit, ministrja Rizvanolli b\u00ebri thirrje p\u00ebr pajtueshm\u00ebri rreth q\u00ebndrimit t\u00eb Kosov\u00ebs kundrejt planeve dhe objektivave p\u00ebr sektorin e energjis\u00eb, duke theksuar se strategjia e ardhshme energjetike e vendit mbase do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja p\u00ebr ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dita e djeshme sh\u00ebnoj dit\u00ebn e par\u00eb zyrtare t\u00eb aktiviteteve t\u00eb edicionit t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb Jav\u00ebs s\u00eb Zhvillimit t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb. Dje n\u00eb dy panele t\u00eb ndryshme diskutimi, fol\u00ebsit dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsit e Jav\u00ebs s\u00eb Zhvillimit t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb diksutuan dekarbonizimin, nj\u00eb nd\u00ebr sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb sektorit t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Rizvanolli:&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2463,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"ngg_post_thumbnail":0,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-2460","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2460","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2460"}],"version-history":[{"count":1,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2460\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2462,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2460\/revisions\/2462"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2463"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2460"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2460"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2460"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}