{"id":5277,"date":"2026-08-19T09:19:40","date_gmt":"2026-08-19T07:19:40","guid":{"rendered":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/?p=5277"},"modified":"2026-08-19T10:13:46","modified_gmt":"2026-08-19T08:13:46","slug":"kek-sqaron-faktet-nga-ndermjetesimi-te-shitja-direkte-importi-i-energjise-dhe-shitja-e-qymyrit-jane-procese-te-ndryshme","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/kek-sqaron-faktet-nga-ndermjetesimi-te-shitja-direkte-importi-i-energjise-dhe-shitja-e-qymyrit-jane-procese-te-ndryshme\/","title":{"rendered":"KEK sqaron faktet: Nga nd\u00ebrmjet\u00ebsimi te shitja direkte &#8211; Importi i energjis\u00eb dhe shitja e qymyrit jan\u00eb procese t\u00eb ndryshme"},"content":{"rendered":"<p>Lidhur me reagimet dhe interpretimet q\u00eb po b\u00ebhen rreth kontrat\u00ebs trevje\u00e7are p\u00ebr shitjen e qymyrit nd\u00ebrmjet Korporat\u00ebs Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs (KEK Sh.A.) dhe JSC ESM, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb sqarohen qart\u00eb, me fakte dhe n\u00eb kontekstin real t\u00eb funksionimit t\u00eb sektorit energjetik.<\/p>\n<p><\/br><\/p>\n<p>Para s\u00eb gjithash, duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb n\u00eb sektorin energjetik t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb ndara.<\/p>\n<p><\/br><\/p>\n<p>Q\u00eb nga ndarja e aktiviteteve t\u00eb rrjetit dhe distribuimit n\u00eb vitin 2013, aktiviteti primar i KEK Sh.A. \u00ebsht\u00eb eksploatimi i qymyrit dhe prodhimi i energjis\u00eb elektrike, nd\u00ebrsa p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr furnizimin e konsumator\u00ebve universal\u00eb i takon kompanis\u00eb s\u00eb licencuar p\u00ebr furnizim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Prandaj, nd\u00ebrlidhja e marr\u00ebveshjes p\u00ebr shitjen e qymyrit me importin e energjis\u00eb elektrike \u00ebsht\u00eb e pasakt\u00eb dhe ekonomikisht e pabazuar. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dy procese t\u00eb ndryshme, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, q\u00ebllime dhe operator\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>KEK-u nuk \u00ebsht\u00eb kompania q\u00eb vendos se kur dhe sa energji elektrike importohet p\u00ebr furnizimin e konsumator\u00ebve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, krahasimi i vler\u00ebs s\u00eb kontrat\u00ebs prej deri n\u00eb 73.2 milion\u00eb euro me shpenzimet p\u00ebr import t\u00eb energjis\u00eb nuk paraqet analiz\u00eb t\u00eb profitabilitetit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje.<\/p>\n<p><\/br><br \/>\nKEK-u energjin\u00eb elektrike q\u00eb e ofron p\u00ebr nevojat e furnizimit universal e shet me \u00e7mim rreth 29.5 euro\/MWh. P\u00ebr prodhimin e nj\u00eb MWh energji elektrike, TC Kosova A konsumon af\u00ebrsisht 1.5 ton qymyr, nd\u00ebrsa TC Kosova B rreth 1.3 ton, apo mesatarisht rreth 1.35 ton qymyr p\u00ebr MWh.<\/p>\n<p><\/br><br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se \u00e7mimi prej 29.5 euro\/MWh \u00ebsht\u00eb \u00e7mim me t\u00eb cilin KEK-u e ofron energjin\u00eb p\u00ebr nevojat e furnizimit universal dhe nuk mund t\u00eb krahasohet mekanikisht me \u00e7mimet e tregut t\u00eb energjis\u00eb apo me \u00e7mimin e shitjes s\u00eb qymyrit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shitja e energjis\u00eb me \u00e7mim n\u00ebn koston e prodhimit \u00ebsht\u00eb evidentuar edhe si \u00e7\u00ebshtje n\u00eb raportet e Zyr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Auditimit, \u00e7ka duhet t\u00eb merret parasysh kur b\u00ebhen krahasime mbi t\u00eb hyrat dhe profitabilitetin e KEK-ut.<\/p>\n<p><\/br><br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, sipas marr\u00ebveshjes me JSC ESM, qymyri shitet me 24.4 euro p\u00ebr ton, pa TVSH, me \u00e7mim t\u00eb pandryshuar gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs 36-mujore.<\/p>\n<p><\/br><\/p>\n<p>Prandaj, vler\u00ebsimi ekonomik i k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje duhet t\u00eb b\u00ebhet mbi kushtet konkrete t\u00eb kontrat\u00ebs, \u00e7mimin e arritur, kostot, detyrimet q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr secila pal\u00eb dhe p\u00ebrfitimin konkret p\u00ebr KEK-un, dhe jo duke e krahasuar vler\u00ebn e saj me importin e energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p><\/br><\/p>\n<p>Nj\u00eb element ve\u00e7an\u00ebrisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe m\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb realizuar shitja e qymyrit n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>KEK-u ka pasur raste kur qymyri \u00ebsht\u00eb shitur p\u00ebrmes operator\u00ebve ekonomik\u00eb privat\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsues, me \u00e7mime duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, n\u00eb raste t\u00eb caktuara rreth 8 euro p\u00ebr ton, nd\u00ebrsa p\u00ebrdoruesi p\u00ebrfundimtar ka qen\u00eb pik\u00ebrisht JSC ESM.<\/p>\n<p><\/br><br \/>\nMe marr\u00ebveshjen aktuale, KEK-u shet drejtp\u00ebrdrejt te JSC ESM, pa nd\u00ebrmjet\u00ebsues dhe me \u00e7mim prej 24.4 euro p\u00ebr ton, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitimi financiar nga kjo marr\u00ebdh\u00ebnie komerciale t\u00eb mbetet drejtp\u00ebrdrejt te KEK.<\/p>\n<p><\/br><\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndryshim thelb\u00ebsor: eliminohet nd\u00ebrmjet\u00ebsimi dhe maksimizohet vlera q\u00eb KEK-u realizon nga resurset e veta.<\/p>\n<p><\/br><br \/>\nPo aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb sqarohet se kjo marr\u00ebveshje nuk cenon furnizimin normal t\u00eb termocentraleve t\u00eb KEK-ut me qymyr dhe nuk rrezikon prodhimin vendor t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p><\/br><\/p>\n<p>Sipas kushteve t\u00eb kontrat\u00ebs, KEK-u nuk ka asnj\u00eb obligim lidhur me eskavimin, transportin e qymyrit apo operacionet e tjera logjistike p\u00ebr t\u00ebrheqjen e tij. T\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrgjegj\u00ebsi i bart bler\u00ebsi, JSC ESM, nd\u00ebrsa<\/p>\n<p>KEK-u inkason mjetet p\u00ebr sasit\u00eb e qymyrit t\u00eb t\u00ebrhequra.<\/p>\n<p><\/br><\/p>\n<p>Nevojat e termocentraleve dhe prodhimi i energjis\u00eb elektrike mbeten prioritet operacional i KEK-ut.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pretendimi se vlera potenciale prej 73.2 milion\u00eb euro e k\u00ebsaj kontrate mund t\u00eb krahasohet me shpenzimet p\u00ebr disa muaj import t\u00eb energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb krahasim nd\u00ebrmjet dy \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta.<\/p>\n<p><\/br><br \/>\nPyetja q\u00eb duhet shtruar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb konkrete: a \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb KEK-ut q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e qymyrit, e cila nuk cenon furnizimin e termocentraleve dhe prodhimin vendor, t\u00eb shitet drejtp\u00ebrdrejt te p\u00ebrdoruesi p\u00ebrfundimtar me \u00e7mim prej 24.4 euro p\u00ebr ton, pa nd\u00ebrmjet\u00ebsues dhe pa obligime logjistike p\u00ebr KEK-un?<\/p>\n<p><\/br><br \/>\nMarr\u00ebveshja duhet t\u00eb shihet edhe n\u00eb kontekstin e faz\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb transformimit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet Korporata.<\/p>\n<p><\/br><\/p>\n<p>KEK-u \u00ebsht\u00eb duke realizuar nj\u00eb program investiv prej rreth 500 milion\u00eb euro, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Korporat\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur po zbatohen projekte t\u00eb modernizimit q\u00eb nuk jan\u00eb realizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkall\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr dekada.<br \/>\n<\/br><\/p>\n<p>K\u00ebto investime p\u00ebrfshijn\u00eb rehabilitimin dhe modernizimin e nj\u00ebsive gjeneruese, p\u00ebrmir\u00ebsimin e performanc\u00ebs mjedisore, rritjen e siguris\u00eb s\u00eb operimit, modernizimin e kapaciteteve minerare dhe zhvillimin e projekteve t\u00eb reja energjetike.<\/p>\n<p><\/br><\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebtij programi financohet p\u00ebrmes mjeteve vetanake t\u00eb KEK-ut, kredive t\u00eb favorshme dhe mb\u00ebshtetjes financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><\/br><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, t\u00eb hyrat potenciale deri n\u00eb 73.2 milion\u00eb euro kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb financiare dhe kapacitetin investues t\u00eb Korporat\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e tyre t\u00eb orientohet n\u00eb modernizimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb Divizionit t\u00eb Prodhimit t\u00eb Qymyrit.<\/p>\n<p><\/br><br \/>\nFaktet kryesore t\u00eb marr\u00ebveshjes jan\u00eb t\u00eb qarta:<\/p>\n<ul>\n<li>24.4 euro p\u00ebr ton, pa TVSH;<\/li>\n<li>\u00e7mim i pandryshuar p\u00ebr 36 muaj;<\/li>\n<li>vler\u00eb potenciale deri n\u00eb 73.2 milion\u00eb euro;<\/li>\n<li>kontrat\u00eb direkte me p\u00ebrdoruesin p\u00ebrfundimtar;<\/li>\n<li>eliminim i nd\u00ebrmjet\u00ebsuesve;<\/li>\n<li>asnj\u00eb obligim i KEK-ut p\u00ebr transport dhe operacione logjistike;<\/li>\n<li>asnj\u00eb cenim i furnizimit t\u00eb termocentraleve dhe prodhimit vendor;<\/li>\n<li>t\u00eb hyra shtes\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e programit m\u00eb t\u00eb madh investiv t\u00eb KEK-ut n\u00eb 4 dekadat e fundit.<\/li>\n<\/ul>\n<p> <\/br><br \/>\nKritika \u00ebsht\u00eb legjitime dhe transparenca \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr \u00e7do nd\u00ebrmarrje publike. Por debati duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb fakte, p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale dhe analiz\u00eb t\u00eb kushteve konkrete t\u00eb kontrat\u00ebs, dhe jo n\u00eb krahasimin e proceseve q\u00eb, p\u00ebr nga natyra dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia, jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme.<br \/>\n<\/br><\/p>\n<p>KEK-u ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb qymyr p\u00ebr kapacitetet e veta, t\u00eb prodhoj\u00eb energji elektrike dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, t\u00eb menaxhoj\u00eb resurset dhe asetet e Korporat\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb efikase dhe m\u00eb t\u00eb favorshme ekonomikisht.<\/p>\n<p><\/br><\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja me JSC ESM duhet t\u00eb vler\u00ebsohet pik\u00ebrisht mbi k\u00ebto kritere dhe mbi p\u00ebrfitimin konkret q\u00eb ajo krijon p\u00ebr KEK-un.<\/br><\/br><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lidhur me reagimet dhe interpretimet q\u00eb po b\u00ebhen rreth kontrat\u00ebs trevje\u00e7are p\u00ebr shitjen e qymyrit nd\u00ebrmjet Korporat\u00ebs Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs (KEK Sh.A.) dhe JSC ESM, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb sqarohen qart\u00eb, me fakte dhe n\u00eb kontekstin real t\u00eb funksionimit t\u00eb sektorit energjetik. Para s\u00eb gjithash, duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5287,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"ngg_post_thumbnail":0,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-5277","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5277","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5277"}],"version-history":[{"count":3,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5277\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5281,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5277\/revisions\/5281"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5287"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5277"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5277"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5277"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}