{"id":5567,"date":"2026-10-29T14:14:02","date_gmt":"2026-10-29T13:14:02","guid":{"rendered":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/?p=5567"},"modified":"2026-10-29T14:21:03","modified_gmt":"2026-10-29T13:21:03","slug":"kek-sh-a-mbajti-mbledhjen-e-pergjitshme-vjetore-te-aksionarit-preazantohen-rezultatet-e-vitit-2025-dhe-investimet-strategjike","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/kek-sh-a-mbajti-mbledhjen-e-pergjitshme-vjetore-te-aksionarit-preazantohen-rezultatet-e-vitit-2025-dhe-investimet-strategjike\/","title":{"rendered":"KEK SH.A. mbajti mbledhjen e p\u00ebrgjitshme vjetore t\u00eb aksionarit \u2013 preazantohen rezultatet e vitit 2025 dhe investimet strategjike"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Korporata Energjetike e Kosov\u00ebs (KEK Sh.A.) mbajti dje, m\u00eb 27 tetor 2026, Mbledhjen e P\u00ebrgjithshme Vjetore t\u00eb Aksionarit, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs u prezantuan dhe u shqyrtuan rezultatet operative dhe financiare t\u00eb Korporat\u00ebs p\u00ebr vitin 2025, si dhe progresi n\u00eb realizimin e investimeve strategjike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb mbledhje mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i aksionarit, z. Getoar Mjeku, Z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr i Ekonomis\u00eb, dhe z. D\u00ebfrim Pllashniku, Drejtor i Nj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Politika dhe Monitorim t\u00eb Nd\u00ebrmarrjeve Publike, si dhe Bordi i Drejtor\u00ebve, i kryesuar nga z. Valdrin Krasniqi, dhe Menaxhmenti i Lart\u00eb i KEK-ut, i udh\u00ebhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv, z. Gramos Hashani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb mbledhjes u prezantuan raportet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr vitin 2025, p\u00ebrfshir\u00eb Raportin Vjetor, Raportin e Auditorit t\u00eb Jasht\u00ebm mbi pasqyrat financiare dhe Raportin e Performanc\u00ebs s\u00eb Menaxhmentit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Investimet strategjike \u2013 modernizimi i nj\u00ebsis\u00eb B2 sjell rezultate konkrete<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">V\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb iu kushtua p\u00ebrfundimit me sukses t\u00eb projektit t\u00eb modernizimit t\u00eb turbinave dhe projekteve t\u00eb tjera p\u00ebrcjell\u00ebse n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb B2 t\u00eb TC Kosova B, investime t\u00eb cilat tashm\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb rezultate t\u00eb dukshme n\u00eb performanc\u00ebn teknike dhe operative t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Krahas p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb siguris\u00eb, besueshm\u00ebris\u00eb dhe q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb operimit, investimet e realizuara kan\u00eb ndikuar drejtp\u00ebrdrejt edhe n\u00eb rritjen e kapacitetit prodhues t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb B2, nga rreth 270 MW bruto para investimeve n\u00eb rreth 310 MW bruto aktualisht, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb rritje prej rreth 40 MW, p\u00ebrkat\u00ebsisht 14.8%.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto rezultate d\u00ebshmojn\u00eb efektin konkret t\u00eb investimeve strategjike n\u00eb modernizimin e teknologjis\u00eb ekzistuese, p\u00ebrmir\u00ebsimin e performanc\u00ebs dhe forcimin e kapaciteteve vendore t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, gjat\u00eb vitit 2025, KEK-u ka iniciuar procedurat p\u00ebr realizimin e projektit t\u00eb rehabilitimit dhe modernizimit t\u00eb thell\u00eb t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb A3 t\u00eb TC Kosova A, projekt ky i parapar\u00eb edhe n\u00eb Strategjin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Energjis\u00eb. Ky investim strategjik synon p\u00ebrmir\u00ebsimin rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb siguris\u00eb dhe besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb operimit, rritjen e efikasitetit dhe reduktimin e ndikimit mjedisor, krahas ngritjes s\u00eb planifikuar t\u00eb kapacitetit prodhues nga rreth 130 MW n\u00eb 215 MW, p\u00ebrkat\u00ebsisht nj\u00eb rritje prej 85 MW apo rreth 65%.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Realizimi i k\u00ebtij projekti do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb tjet\u00ebr hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb modernizimin e kapaciteteve ekzistuese t\u00eb KEK-ut dhe forcimin afatgjat\u00eb t\u00eb siguris\u00eb energjetike t\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Performanca e vitit 2025 \u2013 stabilitet operativ dhe p\u00ebrmbushje e obligimeve<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pavar\u00ebsisht sfidave teknike dhe operative, KEK-u ka d\u00ebshmuar stabilitet dhe p\u00ebrkushtim n\u00eb p\u00ebrmbushjen e rolit t\u00eb tij strategjik n\u00eb sektorin energjetik t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb vitit 2025, Korporata ka vazhduar furnizimin me energji elektrike p\u00ebr nevojat e konsumator\u00ebve me sh\u00ebrbim universal p\u00ebrmes KESCO-s, si dhe p\u00ebr mbulimin e humbjeve n\u00eb rrjetet e transmetimit dhe shp\u00ebrndarjes p\u00ebrmes KOSTT-it dhe KEDS-it.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, KEK-u ka siguruar furnizimin me energji termike p\u00ebr Termokosin, duke kontribuar n\u00eb ngrohjen e kryeqytetit gjat\u00eb sezonit t\u00eb ngrohjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ka dh\u00ebn\u00eb edhe Divizioni i Prodhimit t\u00eb Qymyrit (DPQ), p\u00ebrmes aktiviteteve t\u00eb prodhimit t\u00eb qymyrit dhe largimit t\u00eb djerrin\u00ebs, duke mb\u00ebshtetur operimin e dy termocentraleve, Kosova A dhe Kosova B.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Modernizimi dhe siguria energjetike \u2013 prioritete afatgjata<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb mbledhje u theksua gjithashtu p\u00ebrkushtimi i KEK-ut p\u00ebr vazhdimin e investimeve kapitale, rehabilitimin dhe modernizimin e nj\u00ebsive prodhuese, p\u00ebrmir\u00ebsimin e standardeve mjedisore dhe zhvillimin e kapaciteteve t\u00eb reja nga burimet e rip\u00ebrt\u00ebritshme t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb p\u00ebrmbyllje, Bordi i Drejtor\u00ebve dhe Menaxhmenti ritheksuan angazhimin p\u00ebr avancimin e performanc\u00ebs, realizimin e projekteve strategjike dhe forcimin e siguris\u00eb energjetike t\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me k\u00ebt\u00eb rast, KEK-u shpreh mir\u00ebnjohje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit, inxhinier\u00ebt dhe ekipet profesionale e teknike, kontributi i t\u00eb cil\u00ebve mbetet vendimtar n\u00eb realizimin e rezultateve dhe p\u00ebrmbushjen e objektivave t\u00eb Korporat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Korporata Energjetike e Kosov\u00ebs (KEK Sh.A.) mbajti dje, m\u00eb 27 tetor 2026, Mbledhjen e P\u00ebrgjithshme Vjetore t\u00eb Aksionarit, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs u prezantuan dhe u shqyrtuan rezultatet operative dhe financiare t\u00eb Korporat\u00ebs p\u00ebr vitin 2025, si dhe progresi n\u00eb realizimin e investimeve strategjike. N\u00eb mbledhje mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i aksionarit, z. Getoar Mjeku, Z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr i&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5569,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"ngg_post_thumbnail":0,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5567","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5567","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5567"}],"version-history":[{"count":1,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5567\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5568,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5567\/revisions\/5568"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5569"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5567"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5567"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/kek-energy.com\/kek\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5567"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}