Për shkak të mbingarkesave që janë paraqitur, sot, me 01.02.2011, prej orës 10.10, në Nënstacionin NS 35/10 kV Prishtina III kanë filluar reduktimet e dhunshme. Për këtë arsye prej orës 10.10 është shkyçur dalja 10 kV Qyteza Pejton II, prej nga pa energji elektrike kanë mbetur: Qyteza Pejton, pjesa tek Tre Sheshirat, Ministrina e Energjisë dhe Minierave, sheshi Edit Durham 2, Ramiz Sadiku, Ambasada Suedeze, dhe një pjesë e rrugës Nënë Tereza.
Ndërkohë, për shkak të mbingarkesave në NS 35/10 kV Prishtina III, prej ores 11:00 e deri në ora 12:00 do të jetë në reduktim dalja 10 kV Perparimi. Pa furnizim me energji elektrike ka mbetur rruga Bill Clinton (ana e djathtë e rrugës në drejtim të Fushë Kosovës deri tek stacioni policor).
Gjithashtu, prej ores 11:10 deri ne ora 12 :10 do të jetë në reduktim dalja 10 kV Fakulteti Filozofik. Pa furnizim me energji elektrike kanë mbetur: kompleksi i fakulteteve, rektorati dhe Ministria e Kulturës.
Çdo shkyçje për shkak të mbingarkesave do të jetë me kohëzgjatje prej një ore.
Në këtë situatë, kur po mbizotërojnë temperature polare, KEK sh.a. apelon për kursim maksimal të energjisë elektrike në mënyrë që të evitohen këto reduktime të dhunshme, të cilat KEK detyrohet t’I aplikojë për t’I ruajtur asetet e veta dhe të konsumatorëve.
Mbinkarkesa janë paraqitur edhe të hënën. Ditën e djeshme, më 31.01.2011 në NS 110/10 kV Prishtina 2 për shkak të prishjes së daljes 10 kV nr.37 dhe me qëllim të furnizimit të konsumatorëve nëpërmjet unazave, janë shkyçur:
Dalja 10 kV nr.37që është në prishje prej orës 22:00 (NS 110/10 kV Prishtina 2), prandaj, pa furnizim me energji elektrike kanë mbetur për dy orë një pjesë e Kodrës së Diellit dhe e Ulpianës.
Dalja 10 kV nr.5 prej orës 23:46 deri në ora 23:58 (NS 110/10 kV Prishtina 2). Pa furnizim me energji elektrike ka mbetur një pjesë e Bregut të Diellit.
Dalja 10 kV Mikro 3 prej orës 00:07 deri në ora 00:09 (NS 35/10 kV Prishtina III). Pa furnizim me energji elektrike ka mbetur një pjesë e Ulpianës.
Dalja 10 kV Ben Af prej orës 00:22 deri në orën 00:24 (NS 35/10 kV Prishtina III). Pa furnizim me energji elektrike kanë mbetur Konviktet dhe Ben-Af-i.