KEK ka vazhduar aksionin e shkyçjes së konsumatorëve, me fokus të veçantë tek konsumatorët me borxhe të mëdha.
Duke iu referuar urdhëresës për shkyçjen e konsumatorëve problematik në Distriktin e Prishtinës-nen distrikti Podujevë janë shkyçur afro 50 konsumatorë, pjesa më e madhe e të cilëve nga fshati Batllavë. Borxhet totale të këtyre konsumatorëve arrijnë në mbi 127 mijë euro. Të gjitha shkyçjet janë individuale.
Aksioni është zhvilluar me përkrah...
KEK sh.a. shpreh indinjatë të thellë lidhur me joprofesionalizmin e agjencisë Koha.net, e cila në protestën e vetëvendosjes ka përdorur foto të vjetra të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës. Teksti “Policia mënjanon skenën e Vetëvendosjes” nuk ka të bëjë asgjë me KEK-un, sikurse as protesta e Vetëvendosjes. Prandaj, korporata kërkon nga agjencia që të kërkojë falje, ta largojë menjëherë foton nga teksti dhe të mos përsërisë veprime të tilla në ...
KEK, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe USAID janë dakorduar të premten që të intensifikojnë bashkëpunimin për avancimin profesional dhe certifikimin ndërkombëtar për profesione që ka mungesë tregu në Kosovë. Zotim i tri palëve është që Qendra e Trajnimit të KEK-ut të shndërrohen në Qendër Rajonale Trajnuese dhe Certifikuese. Ky pajtim është arritur pas vizitës që i bëri Qendrës së Trajnimit në KEK, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nen...
Të nderuar të pranishëm, miq dhe bashkëpunëtorë
Kam kënaqësinë e madhe që sot të jem në mesin tuaj dhe nikoqir i kësaj ngjarje për të vlerësuar punën e bërë në Minierën e Sibovcit Jugperëndimor dhe për të falënderuar punonjësit që janë angazhuar në këtë vepër të përmasave të mëdha, si dhe falënderimi dhe respekti i veçante për donatorët- Bashkësinë Evropiane për mbështetjen e tyre për këtë projekt.
Mihja “Sibovci Jugpërendim” (SJP) është projekti më ...
Mbi 40 punëtorë kosovarë kanë përfunduar trajnimin për operatorë të makinerive të rënda pas pesë javëve të trajnimit të bërë nga kompania amerikane HeviCert. Kjo është mundësuar pas trajnimit në KEK me financim të USAID-it, përkatësisht KPEP (Kosovo Private Enterprise Program) dhe Korporatës Energjetike të Kosovës.
Të martën, grupi i parë i punëtorëve të KEK-ut dhe kompanive private po bënin trajnimet përfundimtare përmes demonstrimeve praktike si në ...
Komiteti Ndërkombëtar i Trade Leaders Club e ka shpërblyer të hënën, me 6.06.2011 KEK-un me çmimin e artë për prestigj komercial. Përzgjedhja e KEK-ut për trofeun e këtij viti është bërë në bashkëpunim me Trade Leaders Club. Klubi ka 7000 biznesmenë si anëtarë nga 112 shtete të mbarë botës.
Ky shpërblim është dhënë duke u bazuar në vlerësimet e këtij komiteti për kualitetin e shërbimeve të korporatës dhe për lidership. Çmimi i është dorëzuar të hënën ...