NJËSIA B2 E TC KOSOVA B RIKTHEHET NË OPERIM NË KOHË REKORDE

NJËSIA B2 E TC KOSOVA B RIKTHEHET NË OPERIM NË KOHË REKORDE
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton se njësia B2 e TC Kosova B është rikthyer me sukses në operim, duke rifilluar prodhimin e energjisë elektrike dhe furnizimin me energji termike për Termokosin, në funksion të ngrohjes së kryeqytetit. Pas përfundimit të suksesshëm të sanimeve, procesi i startimit të njësisë ka filluar sot, më 26 tetor 2026, në orën 02:00, ndërsa pas testimeve dhe verifikimeve të nevojshme të pajisjeve dhe sistemeve tek...

Intervenim i shpejtë dhe i suksesshëm i zjarrfikësve të KEK-ut

Intervenim i shpejtë dhe i suksesshëm i zjarrfikësve të KEK-ut
Sot, rreth orës 14:45, zjarrfikësit e KEK-ut janë njoftuar për një zjarr në zonën ndërmjet shiritave transportues dhe fshatit Vodiçë. Me reagim të menjëhershëm dhe dy automjete zjarrfikëse, ekipet kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin rreth orës 16:50, duke parandaluar përhapjen e tij drejt zonave përreth dhe duke mbrojtur komunitetin në afërsi. Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme materiale. Falënderim dhe mirënjohje për ekipin e zjarrfikës...

KEK: Siguria në punë prioritet absolut – Task-Force fillon punën

KEK: Siguria në punë prioritet absolut – Task-Force fillon punën
Në kuadër të masave të ndërmarra pas aksidenteve të fundit në punë dhe në zbatim të konkluzioneve të Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit, Task-Force për vlerësimin, rishikimin dhe avancimin e sistemit të sigurisë dhe shëndetit në punë në KEK Sh.A. ka filluar punën. Task-Force përbëhet nga përfaqësues të strukturave relevante operative dhe profesionale të Korporatës, përfshirë edhe përfaqësues sindikal, ndërsa sipas nevojës mund të përfshijë ekspertë të...

KEK: Deklarimet e pavërteta nuk i shërbejnë sigurisë së punonjësve

KEK: Deklarimet e pavërteta nuk i shërbejnë sigurisë së punonjësve
Pavarësisht fakteve dhe sqarimeve të prezantuara nga Bordi dhe Menaxhmenti, SR-KEK ka vazhduar me deklarime publike që nuk janë të vërteta dhe bien ndesh me gjendjen faktike. Konkretisht, pretendimi se në KEK mungojnë shumica e pajisjeve mbrojtëse është i pavërtetë. Aktualisht janë në fuqi katër kontrata kornizë për furnizim me pajisje mbrojtëse në punë, ndërsa çështje e veçantë mbetet furnizimi me këpucë mbrojtëse, për të cilin procedura e prokurimit nuk ...

Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut takojnë përfaqësuesit sindikalë – në fokus siguria dhe shëndeti në punë

Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut takojnë përfaqësuesit sindikalë – në fokus siguria dhe shëndeti në punë
Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës Sh.A. zhvilluan sot takime të ndara me përfaqësuesit sindikalë, përkatësisht me Kryetarin e BSPK-së, z. Atdhe Hykolli, së bashku me Kryetarin e SPEK-ut, z. Avni Grajqevci, si dhe me Kryetarin e SR-KEK-ut, z. Xhelal Jashari, dhe Nënkryetarin, z. Nexhat Llumnica. Në këto takime u diskutua për rastet e fundit të ndodhura në ndërmarrje, si dhe për masat konkrete që KEK-u është duke ndërma...

Njoftim i Bordit dhe Menaxhmentit

Njoftim i Bordit dhe Menaxhmentit
Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i KEK Sh.A. shprehin pikëllimin e thellë për humbjen e jetëve të punëtorëve tanë dhe u përcjellin ngushëllimet më të sinqerta familjeve, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tyre. Në takimin e jashtëzakonshëm të Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të KEK Sh.A., i cili sapo ka përfunduar, Bordi është informuar nga Menaxhmenti për rrethanat e përgjithshme të ngjarjes. Në vendngjarje janë duke u zhvilluar hetimet përkatës...

KEK sqaron: Kontrata me JSC ESM nuk është koncesion – faktet janë publike

KEK sqaron: Kontrata me JSC ESM nuk është koncesion – faktet janë publike
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.), përballë deklarimeve dhe interpretimeve të pabazuara lidhur me kontratën për shitjen e qymyrit me JSC ESM, sqaron edhe njëherë se qëndrimi zyrtar i KEK-ut është në përputhje të plotë me kontratën e nënshkruar ndërmjet palëve. KEK-u nuk mban përgjegjësi për formulimet apo interpretimet e publikuara nga palë të tjera. Për KEK-un, referencë zyrtare dhe juridikisht e vlefshme është kontrata. 𝐍ë 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭ë 𝐧𝐮𝐤 𝐞𝐤𝐳...

KEK sqaron faktet: Nga ndërmjetësimi te shitja direkte – Importi i energjisë dhe shitja e qymyrit janë procese të ndryshme

KEK sqaron faktet: Nga ndërmjetësimi te shitja direkte – Importi i energjisë dhe shitja e qymyrit janë procese të ndryshme
Lidhur me reagimet dhe interpretimet që po bëhen rreth kontratës trevjeçare për shitjen e qymyrit ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK Sh.A.) dhe JSC ESM, është e nevojshme që disa çështje të sqarohen qartë, me fakte dhe në kontekstin real të funksionimit të sektorit energjetik. Para së gjithash, duhet të jetë e qartë se përgjegjësitë në sektorin energjetik të Kosovës janë të ndara. Që nga ndarja e aktiviteteve të rrjetit dhe distr...

KEK dhe JSC ESM hapin kapitull të ri të bashkëpunimit energjetik – marrëveshje strategjike trevjeçare në vlerë deri në 73.2 milionë euro

KEK dhe JSC ESM hapin kapitull të ri të bashkëpunimit energjetik – marrëveshje strategjike trevjeçare në vlerë deri në 73.2 milionë euro
Është kënaqësi dhe nder i veçantë që, më 14 gusht 2026, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) nënshkroi kontratën për shitjen e  qymyrit me JSC ESM, duke shënuar një moment të rëndësishëm në bashkëpunimin energjetik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo marrëveshje strategjike trevjeçare është rezultat i një procesi të përbashkët, të mbështetur në interesin reciprok dhe në synimin për të krijuar zgjidhje të ...

Sqarim për gjendjen e njësive prodhuese të KEK-ut

Lidhur me raportimet e publikuara në media, KEK Sh.A. sqaron se aktualisht është duke operuar plotësisht në përputhje me Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike (BVEE) 2026, me njësitë A3 dhe A4 të TC Kosova A, si dhe me njësinë B2 të TC Kosova B.   Sa i përket njësisë A3, si pasojë e rrjedhjeve të identifikuara në kaldajë, KEK-u ishte i detyruar ta ndalë përkohësisht njësinë për realizimin e sanimeve të nevojshme teknike. Pas përfundimit