KEK mirëpriti delegacionin e lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në TC Kosova B

KEK mirëpriti delegacionin e lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në TC Kosova B
Kosova B delegacionin e lartë të BERZH-it, të kryesuar nga Sergiy Maslichenko – Udhëheqës i BERZH-it për Kosovë dhe Francesco Corbo – Udhëheqës Rajonal për Energji në Evropë. Gjatë takimit, Kryeshefi Ekzekutiv Gramos Hashani prezantoi para zyrtarëve të BERZH-it operimet aktuale të KEK-ut, projektet strategjike për modernizimin e njësive gjeneruese, si dhe transformimin e Korporatës drejt energjisë së qëndrueshme dhe diversifikimit të portofolit energjeti...

Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut mbikëqyr nga afër punimet në aksin rrugor Mirash – Bardh

Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut mbikëqyr nga afër punimet në aksin rrugor Mirash – Bardh
Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Gramos Hashani, së bashku me ekipet teknike profesionale, po qëndron sot në terren për të mbikëqyrur nga afër zhvillimin e punimeve në projektin e asfaltimit të aksit rrugor Mirash – Bardh, në gjatësi prej 6.3 kilometrash, projekt me rëndësi të lartë strategjike për operimet minerare, sektorin energjetik dhe komunitetin përreth. Aksi rrugor Mirash – Bardh paraqet një investim të rëndësishëm i...

Rikthimi në operim i Njësisë A4 të TC Kosova A

Rikthimi në operim i Njësisë A4 të TC Kosova A
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin se Njësia A4 e TC Kosova A është rikthyer me sukses në operim, pas përfundimit të punimeve të riparimit në sistemin gypor të kaldajës dhe krijimit të kushteve të nevojshme teknike për startim. Startimi i njësisë, në përputhje të plotë me standardet teknike dhe të sigurisë, është realizuar në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa procesi i sinkronizimit është realizuar me sukses rreth orës 09:00....

KEK – Fillon asfaltimi i aksit rrugor Mirash – Bardh, projekt me rëndësi strategjike për KEK-un dhe qytetarët

KEK – Fillon asfaltimi i aksit rrugor Mirash – Bardh, projekt me rëndësi strategjike për KEK-un dhe qytetarët
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton të gjithë punonjësit dhe qytetarët se kanë përfunduar me sukses punimet bazike me zhavorr në aksin rrugor Mirash – Bardh, me gjatësi prej rreth 6.3 kilometra, dhe se nga nesër, e hënë, më 11.05.2026, fillon faza e zbatimit të projektit të asfaltimit të këtij aksi rrugor me rëndësi të veçantë për operimet e KEK-ut dhe për komunitetin përreth. Punimet do të zhvillohen nga pika e deponisë së mbeturinave në drejt...

Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani: “Inxhinierët e rinj janë garancia e së ardhmes energjetike të Kosovës”

Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani: “Inxhinierët e rinj janë garancia e së ardhmes energjetike të Kosovës”
Kryeshefi Ekzekutiv i KEK sh.a., z. Gramos Hashani, ka zhvilluar një takim të veçantë me grupin e inxhinierëve të rinj të angazhuar në Termocentralin “Kosova A”, duke konfirmuar përkushtimin e tij të drejtpërdrejtë për fuqizimin e kuadrove të reja profesionale dhe ndërtimin e gjeneratës së ardhshme të ekspertëve të sektorit energjetik. Takimi u zhvillua në kuadër të prioriteteve strategjike të KEK-ut për ripërtëritjen e stafit tekniko-profesional, në n...

KEK – Themeli i sigurisë energjetike dhe bartësi i transformimit të sektorit energjetik

KEK – Themeli i sigurisë energjetike dhe bartësi i transformimit të sektorit energjetik
Sot në Prishtinë, në kuadër të shënimit të Përvjetorit të Dytë të Hyrjes në Fuqi të MCC-Kosovo Compact, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ishte pjesë e panelit të nivelit të lartë kushtuar së ardhmes së sigurisë energjetike në vend. Në fjalën e tij, Kryeshefi Ekzekutiv i KEK sh.a., z. Gramos Hashani, theksoi rolin kyç dhe të pazëvendësueshëm të KEK-ut në sistemin energjetik të Kosovës: “Siguria energjetike e Kosovës nuk është një koncept abstrakt – ...

Njoftim – Njësia A4

Njoftim – Njësia A4
Njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar nga operimi, si pasojë e rrjedhjeve të ujit në kaldajë, konkretisht në zonën e tejnxehësit. Stafi profesional i TC Kosova A ka vlerësuar se ndalimi i njësisë ka qenë i domosdoshëm dhe në përputhje të plotë me standardet teknike dhe të sigurisë, me qëllim të parandalimit të dëmtimeve më të mëdha dhe të paparashikueshme në pajisje. Ndërkohë, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Korporatës Energjetike të...

Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, mbikëqyr nga afër zbatimin e projekteve të modernizimit në TC Kosova B

Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, mbikëqyr nga afër zbatimin e projekteve të modernizimit në TC Kosova B
Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.), z. Gramos Hashani, së bashku me Drejtorin Operativ, z. Ramadan Sokoli, po mbikëqyrin drejtpërdrejt dhe në mënyrë të vazhdueshme zbatimin e projekteve strategjike për modernizimin e njësive në Termocentralin Kosova B. Në kuadër të këtij angazhimi, janë zhvilluar vizita të rregullta në terren dhe takime pune me stafin menaxhues dhe ekipet teknike, ku është vlerësuar nga afër progresi i ...

KEK nis remontin vjetor të njësisë B2 – investimet në TC Kosova B drejt standardeve të BE-së

KEK nis remontin vjetor të njësisë B2 – investimet në TC Kosova B drejt standardeve të BE-së
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se, në përputhje me Bilancin Vjetor Energjetik (BVE) ka filluar zbatimi i remontit të rregullt vjetor 30-ditor i njësisë B2 në Termocentralin KosovaB. Ky proces është pjesë e planifikimit të rregullt operativ dhe ka për qëllim mirëmbajtjen teknike, rritjen e sigurisë në operim dhe garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të njësisë. Ndërkohë, siç është bërë e ditur edhe më herët, njës...

Gramos Hashani – Kryeshef Ekzekutiv i KEK sh.a. me fokus të qartë në fuqizimin e performancës dhe operimeve kyçe

Gramos Hashani – Kryeshef Ekzekutiv i KEK sh.a. me fokus të qartë në fuqizimin e performancës dhe operimeve kyçe
Kryeshefi Ekzekutiv i KEK sh.a., z. Gramos Hashani, ka zhvilluar takimin e tij të parë pas emërimit në këtë detyrë me menaxhmentin dhe stafin e Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ), duke theksuar rëndësinë strategjike të këtij segmenti për stabilitetin energjetik të vendit. Me theks të veçantë në rolin kritik të minierës, si burimi themelor i furnizimit me lëndë të parë për prodhimin e energjisë elektrike, u nënvizua se performanca e DPQ-së lidhet ...