slider2 Nxjerrja e qymyrit në basenin qymyror të njohur me emrin Baseni i Kosovës ka filluar në vitin 1922 me metodën nëntokësore. Fillimisht, qymyri është eksploatuar nga miniera KOSOVA, e më pas nga minierat: Dardhishtë, Sibofc, Zgafella e Re dhe Babushi i Muhaxherëve. Kjo formë e nxjerrjes së qymyrit ka vazhduar deri në vitin 1956. Me metodën sipërfaqësore është filluar në minierën e Mirashit fillimisht me largimin e djerrinës në vitin 1956, ndërsa tonelatat e para të qymyrit nga kjo minierë janë realizuar në vitin 1958. Me rritjen e kapaciteteve gjeneruese ka lindur nevoja për hapjen e minierës së Bardhit. Punët minerare në hapjen e minierës së Bardhit kanë filluar me largimin e djerrinës në vitin 1964 ndërsa eksploatimi i tonelatave të para të qymyrit nga kjo minierë ka ndodhur në vitin 1969. Që nga viti 1922 e deri në dhjetor të vitit 2015 nga të gjitha këto miniera në kuadër të basenit të qymyrit të KOSOVëS janë eksploatuar gjithsej 339.25 milionë tonë qymyr. Organizimi aktual i prodhimit të qymyrit në kuadër të KEK.sh.a. është: DIVIZIONI I PRODHIMIT TE QYMYRIT, aktualisht qymyri gërmohet në fushën e minierës së re e njohur si Sibovci Jug Perendim (SJP), ndërsa hapësirat e minierave të shterruara shfrytëzohen për deponimin e masave të djerrinës që njëherit edhe kryejmë procesin e mbushjes së gropave minerare të krijuara në minierat Mirash dhe Bardh. Rezervat në mihjen e re SJP janë: Projekti SJP në vete përfshin rezervat prej 123.4 milion tonë. Operimi në këtë minierë ka filluar sipas radhës: - Djerina në vitin 2007 - Qymyri në vitin 2010 Prodhimi mesatar vjetor aktualisht në DPQ është rreth 8.0 milionë tonë qymyr në vit. > Lexoni më tepër rreth historikut të DPQ-së