Të nderuar konsumatorë,

Korporata Energjetike e Kosovës sh.a. (KEK) njofton se, bazuar në vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), nga data 01 qershor 2025 ka hyrë në fuqi liberalizimi i tregut të energjisë elektrike, që nënkupton kalimin e detyrueshëm të konsumatorëve (biznese) në tregun e hapur të energjisë.
Në këtë kuadër, KEK është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF), për një periudhë kalimtare deri më 30 korrik 2025, për konsumatorët që ende nuk kanë zgjedhur furnizues në tregun e lirë.

Statusi aktual i kontraktimit:

• Deri më tani, 20% e konsumatorëve të kaluar automatikisht në tregun e hapur kanë nënshkruar kontrata me KEK si FMF.

• Kontratat e FMF janë standarde të miratuara nga ZRRE dhe zbatohen njësoj për të gjithë konsumatorët në këtë kategori.

• Përveç kësaj, KEK ka nënshkruar 15 kontrata komerciale me konsumatorë që kanë zgjedhur furnizim të drejtpërdrejtë.

Vëmendje për konsumatorët:

• Furnizimi përmes FMF është i përkohshëm dhe i kufizuar në 60 ditë, nga data kur ka filluar furnizimi (01.06.2025).

• Çmimi i energjisë është i bazuar në treg, ndërsa marzha (tarifa shtesë) përcaktohet sipas rregullores së ZRRE-së.

Rekomandim:
Inkurajojmë të gjithë konsumatorët që sa më parë të zgjedhin furnizuesin e tyre në tregun e hapur, për të siguruar vazhdimësi të shërbimit më të qëndrueshëm dhe në kushte më të favorshme.
Për çdo informacion shtesë apo ndihmë, mund të na kontaktoni:

📧 furnizimi@kek-energy.com
📞 080010600