Sot, rreth orës 14:45, zjarrfikësit e KEK-ut janë njoftuar për një zjarr në zonën ndërmjet shiritave transportues dhe fshatit Vodiçë.

Me reagim të menjëhershëm dhe dy automjete zjarrfikëse, ekipet kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin rreth orës 16:50, duke parandaluar përhapjen e tij drejt zonave përreth dhe duke mbrojtur komunitetin në afërsi.

Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme materiale.

Falënderim dhe mirënjohje për ekipin e zjarrfikësve të KEK-ut për gatishmërinë, profesionalizmin dhe intervenimin me sukses.