Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton se, pas përfundimit me sukses të ndërhyrjeve teknike dhe sanimit të problemeve të evidentuara, njësia A3 e TC Kosova A është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik në orët e para të mëngjesit dhe aktualisht është në operim të rregullt, me gjendje stabile.
Rikthimi i njësisë në operim është rezultat i angazhimit intensiv, profesionalizmit dhe përkushtimit të ekipeve teknike, të cilat vepruan me efikasitet për eliminimin e problemeve dhe rikthimin e njësisë në funksion.
Me këtë rast, KEK shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për stafin profesional e teknik dhe të gjithë punonjësit e TC Kosova A, për angazhimin e pandërprerë, përgjegjësinë dhe përkushtimin e dëshmuar në përballimin e sfidave teknike dhe sigurimin e vazhdimësisë së prodhimit të energjisë elektrike.