Drejtori Ekzekutiv në Bankën Botërore, z. Konstandin Huber gjatë vizitës që i ka bërë këto ditë Kosovës ka vizituar edhe KEK-un. Z. Huber, i shoqëruar nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj ka vizituar të premten asetet e korporatës në termocentrale dhe në miniera. “Jam i kënaqur me përparimin që është arritur në prodhimin e energjisë elektrike. Shpreh mbështetjen time të plotë dhe të institucionit që përfaqësoj në mbështetje të KEK-ut në veçanti...
KEK sh.a. është thellësisht i indinjuar me mënyrën e paraqitjes së korporatës në anketat e UNDP-së. Sipas këtij programi KEK del gjithnjë në krye të perceptimeve për korrupsion. Realiteti i perceptimeve për korrupsion është komplet i kundërt me atë që e konstaton UNDP. Sipas anketimeve të bëra nga operatori i pavarur, rreth perceptimeve për korrupsion, të bëra me 2600 respondentë, të ndarë në dy faza në periudha të ndryshme kohore, ku janë përfshirë qyteta...
Dy subjekte të palicencuara, të cilat nuk janë të regjistruara si kompani në Kosovë, përkatësisht “Elektrokosmet” dhe “Elektroprivreda Srbije” (EPS) janë duke operuar në mënyrë të paligjshme në zonat në veri të lumit Ibër. Provat e mbledhura nga KEK-u tregojnë qartë se Elektrokosmeti dhe Elektroprivreda Srbije, me mbështetjen e Elektromreža Srbije (EMS), së bashku janë duke realizuar aktivitetet e një operatori të sistemit të distribucionit të energjisë el...
Të nderuar pjesëmarrës,
KEK sh.a. po bën përpjekje maksimale që të ofrojë shërbime sa më kualitative për konsumatorët e vet. Kjo është një sfidë që nënkupton investime në vlera të mëdha në të gjithë sektorët e korporatës, anekënd vendit.
Në vazhdën e këtyre investimeve, duke e parë se gjendja e rrjetit të shpërndarjes në Komunën e Gjilanit nuk ishte ajo që do të duhej të ishte, korporata së bashku me donatorët, në këtë rast Qeverinë e Zvicrës ndërmor...