Të prirë nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Gramos Hashani dhe Kryesuesi i Bordit të KEK, z. Valdrin Krasniqi, përfaqësuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës po marrin pjesë aktive në Konferencën e III-të CIGRE Kosovë 2025, që po mbahet nga sot, 22–24 Tetor në Hotel Emerald, Prishtinë.
Si sponsor i artë, KEK po kontribuon fuqishëm në këtë ngjarje të rëndësishme rajonale për sektorin energjetik, përmes:
✅ 2 paneleve diskutimi me përfaqësuesit tanë
✅ 2 punimeve shkencore me theks në sfidat dhe zgjidhjet energjetike
✅ 1 prezantimi profesional para audiencës së fushës
✅ Promovimit të KEK si një nga shtyllat kryesore të sistemit elektroenergjetik dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës
Diskutime të thella, ide vizionare dhe rrjetëzim me liderët e industrisë nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni – në funksion të një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të sigurt energjetike.
KEK – Fuqia që Lëviz Kosovën.