Për hir te se vërtetës dhe sqarimit e opinionit KEK sh.a . është i obliguar te reagoi ne artikullin me titull “ Mbi 4.5 milion € tender puna nuk ka filluar e askush nuk flet” te publikuar sot ne disa portale mediale.
Tenderi ne fjale i është dhënë Operatorit Ekonomik konform Ligjit te Prokurimit Publik dhe qe kishte ofertën me çmim më të lire për mbi 800,000 € se oferta e OE ankuesi. Për me tepër, Operatori Ekonomik ankues, përkundër casjes se plote te ofruar ne dokumentacion nga KEK-u, nuk ka pasur asnjë vërejtje te bazuar ne ligj rreth kritereve te tenderit apo rreth vlerësimit. E vetmja vërejte nga OE ankues ka te bëjë me çështjen e vendosjes se logos se OE fitues ne ofertën e vet.
Ne këtë rast, KEK do te filloi ndërmarrjen e veprimeve qe të sfidojë të deklaratat e pavërteta përmes të gjitha rrugëve që ia lejon ligji, te cilat nuk kane asnjë qellim tjetër përpos keqinformimit dhe vonesave ne kryerjen e punëve ne projektin ne fjale, i cili ka për synim rritjen e sigurisë se furnizimit me energji elektrike.