KEK sh.a. apelon fuqishëm tek konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike dhe ta mirëshfrytëzojnë atë në mënyrë që situata tash kur kërkesa është më e larta të jetë e përballueshme. Korporata apelon se një nga format më të thjeshta dhe më të lira edhe për vetë konsumatorët është që të gjejnë alternativa të tjera për ngrohje, siç janë lendet djegëse. KEK-u është mjaft i përgatitur, por gjatë ditëve të fundit si pasojë e përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje, sidomos në qytetin e Prishtinës janë shkaktuar në orët e pasdites dhe të mbrëmjes vazhdimisht mbingarkesa, duke i tejkaluar edhe limitet e kapaciteteve të rrjetit të shpërndarjes në zona të caktuara. Në këto raste, pas reagimit të mbrojtjes KEK detyrohet të aplikojë reduktime të dhunshme. Gjatë mbrëmjes së kaluar ngarkesa të tilla në qytetin e Prishtinës janë paraqitur:
- prej orës 18:10 deri në orën 19:10
- Lagjja e Spitalit, Fakulteti Elektroteknik, TMK, Arhivi, Menza, Banesat e Universitetit,
- prej orës 19:10 deri në orën 20:10
Kodra e Diellit (Banesat e bardha)
- prej orës 20:10 deri në orën 21 :10
ish Aktashat, rr.Gazmend Zajmi (një pjesë)
- prej orës 22:20 deri në orën 23:05
rr.Ibrahim Banushi, rr.Zenel Salihu, rr.Xhavit Mitrovica, rr.Bajram Kelmendi