KEK sh.a njofton dhe përsërit edhe një herë se asnjë borxh nuk do të falet pas privatizimit të   KEDS-it.  Etniteti i ri do të vazhdojë të punojë njëjtë siç punohet tani dhe do të vazhdohet me shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj. KEK ka vërejtur kohëve të fundit se konsumatorët po supozojnë se nuk do të mblidhet borxhi pas privatizimit. Kjo nuk është e vërtet sepse KEK do të vazhdojë me inkasimin deri të mbledhë qindarkën e  fundit që konsumatorët i kanë borxh.  Çdo grumbullim i borxhit do të jetë në dëm të konsumatorit dhe do të rezultojë me shkyçje. KEK edhe njëherë sqaron, si në vijim:
  • Gjendja e borxhit në llogarinë e secilit konsumator assesi nuk do te ndryshojë me rastin e shitjes se  Distribucionit;
  •  Investitorit do t’i ofrohet stimulim nga ana e Qeverisë së Kosovë që të arkëtojë borxhet nga secili konsumator. Ky stimulim madje do të ndikojë që investitori i ri të jetë edhe më efikas në shkyçjen e konsumatorëve të cilët nuk paguajnë borxhet e tyre dhe do t’i mbajnë të shkyçur përderisa nuk paguajnë borxhet.
  • Derisa investitori të marr përsipër, KEK-u do të vazhdojë punën si zakonisht dhe do të vazhdojë t’i shkyçë konsumatorët të cilët nuk paguajnë.
Është e qartë se konsumatorët duhet të paguajnë për energjinë të cilët ata e konsumojnë në baza mujore dhe gjithashtu të paguajnë borxhet e tyre. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë atëherë do të shkyçen nga rrjeti i KEK-ut. KEK-u është i obliguar të trajtoj të gjithë konsumatorët e tij në mënyrë të barabartë. Konsumatorët që paguajnë do të kenë energji përderisa konsumatorët të cilët nuk paguajnë do të jenë objekt i shkyçjes.