BORDI I KEK MERR NJË VENDIM TË RËNDËSISHËM PËR KRIJIMIN E DEPARTAMENTIT PËR SIGURINË FIZIKE TË OBJEKTEVE DHE ASETEVE TË SAJ
Në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të mbajtur më 5 shkurt 2025, është miratuar një vendim strategjik për krijimin e Departamentit të Sigurisë Fizike. Për më tepër, bazuar në planin afarist të vitit 2025, është hartuar skema organizative e këtij departamenti, e cila po ashtu është miratuar nga Bordi.
Ky vendim ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të sigurimit, duke pasur parasysh rëndësinë e objekteve të KEK për sigurinë energjetike dhe interesin vital të vendit.
Ky hap është një veprim i rëndësishëm për forcimin e sigurimit të objekteve të KEK, dhe do të kontribuojë në një mbrojtje më të fortë dhe të qëndrueshme për asetet e korporatës, duke siguruar një mbrojtje më të avancuar për interesat energjetike të vendit.