Për hir të korrektësisë dhe për sqarim të opinionit, KEK sh.a. duhet të sqarojë se lajmi i publikuar sot, më 01 maj 2014, në shumë media dhe portale, rreth protestës së punëtorëve të KEK-ut nuk është i saktë.
Në këtë rast bëhet fjalë për punëtorët e ish-njësisë së KEK-ut, Mbrojtja dhe Siguria, që tash e 10 vite, që nga viti 2004, kanë dalë nga KEK-u si rezultat i procesit të shthurjes.
Duke marrë parasysh qarkullimin e deklaratave rreth furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve fundorë që shkaktojnë konfuzion në publik dhe e vënë opinionin në lajthitje, KEK sh.a. e sheh të nevojshme të sqarojë përsëri faktet si në vijim.
Përkundër sfidave të ndërlidhura me jetëgjatësinë e pajisjeve, performanca aktuale e KEK-ut, falë investimeve të duhura, menaxhimit efikas dhe përkushtimit të punëtorëve në tërë hallkat e veprimit, vazhdon të ...
KEK sh.a. njofton se sonte më, 16 prill 2014, në ora 19:40, njësia B1 e Termocentralit Kosova B është kthyer në punë. Si rezultat i një përkushtimi të jashtëzakonshëm të punëtorëve të Termocentralit Kosova B dhe konceptit të ri të menaxhimit preventiv, në afat rekord kanë përfunduar me sukses të gjitha veprimet e domosdoshme teknike në njësinë B1 dhe njësia në fjalë është lëshuar në punë para orëve të konsumit maksimal.
Si rrjedhim, brenda ditës, KEK-u ...
Për hirë të sqarimit të opinionit rreth prononcimeve të gabuara të palëve të interesit rreth furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike, edhe njëherë duhet të theksohet se në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 04/36 dhe 03/038, janë finalizuar dy procese te ndryshimeve strukturore qe kane afektuar KEK-un:
Ndarja dhe shthurja ligjore e veprimtarisë së shpërndarjes së energjisë elektrike dhe furnizimit publik të KEK-ut nga ...
KEK sh.a. njofton se si rezultat i një angazhimi të palodhshëm dhe përkushtimi të jashtëzakonshëm të punëtorve të Termocentralit Kosova B, me një dinamike të përshpejtuar, për më pak se 12 orë, kanë përfunduar me sukses të gjitha veprimet e domosdoshme teknike në njësinë B1. Në këtë vije, njësia në fjalë është lëshuar në punë, dhe pritet që sonte, 12 prill 2014, para orëve të konsumit maksimal, të kthehet në operim të plotë.
Në këtë rast duhet...
Për hirë të korrektësisë dhe për sqarim të opinionit, në lidhje me çështjen e trajtimit të produkteve anësore ( mbetjeve) të linjitit dhe energjisë elektrike, KEK sh.a. duhet të sqarojë si në vijim.
Nga ana mjedisore, me lëshimin në punë të transportit hidraulik të hirit nga TCB, në 2006 dhe nga TCA vitin e kaluar, pas 50 viteve korporata ka ndërprerë përfundimisht ndotjen nga hiri i thatë fluturues që mbetet pas procesit të djegies së linjitit. Për më...
Duke përmbushur objektivin që ka rreth ngritjes së vazhdueshme profesionale duke vazhduar programin e nisur tash e disa vite, Korporata Energjetike e Kosovës sh.a. së bashku me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të UP-së ( FIEK) ka nënshkruar një marrëveshje për ngritje profesionale të studentëve të viteve të avancuara të studimit në FIEK.
Përmes këtij aktiviteti synimi i korporatës është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe përgati...
Për hirë të sqarimit të opinionit dhe adresimit të shqetësimeve të familjarëve, KEK sh.a. informon se asnjë punonjës i KEK-ut nuk është aksidentuar apo lënduar në punë gjatë ditës . Informata e plasuar në disa media dhe portale me titull “ Lëndohen 7 punëtorë në Kosova B” ka të bëjë me një aksident të vogël që ka ndodhur, dje më 23 mars 2014, rreth orës 14:00.
Të gjithë punëtorët e perfshirë në këtë rast janë punëtorë të një operatori të jashtëm ekon...
Gjatë viti 2013 KEK ka arritur rekord historik të prodhimit të energjisë elektrike duke u krahasuar me periudhën që nga lëshimi i termocentraleve në punë. Edhe pse kane kaluar mbi 50 vjet që nga lëshimi i njësisë se pare te termocentralit “Kosova A” në punë, ndërsa termocentrali “Kosova B” vitin e kaluar mbushi 30 vjet nga fillimi operimeve, kjo nuk i ka ndalur punëtorët e korporatës që të arrijnë këtë rekord prodhimi. Në vitin 2013 në gjeneratorët e dy te...
Korporata Energjetike e Kosovës organizoi me 20 mars 2014 takimin me donatorë për të bashkëbiseduar mbi rezultatet e vitit të kaluar, sfidat me të cilat ballafaqohet si dhe objektivat që duhet arritur në të ardhmen e afërt.
Në takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik- z. Fadil Ismaili, zv. Ministri MMPH- zt. Shpëtim Rudi, përfaqësues të komunitetit të donatorëve përkatësisht ambasadorët e shteteve që kanë përkrahur se...