KEK sh.a. njofton se era e fortë ka shkaktuar dhjetëra prishje në Rrjetin e Shpërndarjes anëkend vendit. Prishjet më të mëdha janë shkaktuar në Distriktin e Pejës. Ekipet e KEK-ut kanë qenë gjatë gjithë ditës në terren dhe në pjesën e parë të ditës kanë arritur t'i evitojnë mbi 30 prishje por pasdite kanë filluar sërish erërat duke shkaktuar prishje të tjera, të cilat kanë bërë që numri të arrijë në 42 prishje deri në ora 15:00. Ekipet vazdhdojnë të jenë n...
KEK sh.a. njofton se më 27.11.2012, në orën 14:45 ka ardhur deri tek rënia totale nga puna e trafostacionit TS 35/10kV Prishtina 2, për shkak të dëmtimit të kabllove të daljes 10kV Exclusive nga kompania Pro-Ing kompani e cila ka qenë duke punuar për Kompaninë Lesna në Kalabri. Ky trafostacion është kyçur në ora 15:00, por daljet e prishura, përkatësisht ato Exclusive dhe dalja 10 kV Spitali mbesin në prishje.
KEK ka filluar menjëherë furnizimin e QKU-s...
KEK sh.a. njofton se një kompani punëkryese për Termokosin ka dëmtuar sot rreth orës 14:00 kabllon 35 kV (kilovolt) Prishtina III. Prishja ka ndodhur përball Fakultetit Filologjik. Si pasojë e dëmtimit të kësaj kablloje pa energji elektrike kanë mbetur lagjet qendrore të Prishtinës, si Qendra, Dardania dhe Ulpiana. Kjo prishje ka ndodhur nga ky punëkryes përkundër faktit se KEK ia kishte dhënë hartën e vendosjes së kabllove nëntokësore para fillimit të pun...
KEK sh.a. sqaron se akuzat e kompanisë “Besa Security” të lansuara në mediat e vendit ditëve të fundit në lidhje me tenderin për sigurim fizik të KEK-ut janë ta pabaza dhe nuk qëndrojnë. Aty akuzohet KEK-u pa të drejtë. Korporata sqaron për opinionin se ka vepruar në përputhje të plotë me Ligjin e Prokurimit Publik (LPP) dhe ligjeve tjera në fuqi, sikurse ka vepruar në bazë të udhëzimeve të marra nga institucionet relevante. Situata është mjaft e qartë në ...
Të nderuar përfaqësues të mediave,
KEK.sh.a. ka si një nga objektivat kryesore komunikimin e saktë dhe me kohë me konsumatorë dhe palë të interesit,
Si rrjedhim, kjo konferencë është ftuar me qëllim që të ulemi dhe bisedojmë me secilin prej jush – në mënyrë të hapur dhe konstruktive – për çfarëdo çështje legjitime që i përket shqetësimit publik në lidhje me veprimtarinë e KEK-ut.
Pra si edhe mund të shihet, si konkluzë, besoj se pajtoheni se mund
Për hir të së vërtetës KEK sh.a. është i detyruar të reagojë ne editorialin me titull “ Ndikimi i Serbisë në KEK” i autores Arbana Xharra i botuar në gazetën dhe portalin “Zëri” më 06 nëntor 2012.
Gazeta “Zëri” në editorialin e saj “zbulon” skandale të përditshme, për te cilat nuk ka asnjë argument pasi që faktet tregojnë të kundërtën. Për herë të parë paslufte ka raport të auditorit të jashtëm pa asnjë kualifikim si dëshmi e menaxhimit të mirëfilltë,...
KEK sh.a. sqaron se teksti i botuar të hënën, me 05.11.2012 në gazetën “Zëri” me titullin “Kompanitë serbe përfituan 56 milionë euro nga KEK-u” përmban në vete të dhëna të pasakta që dezinformojnë opinionin me huqje të mëdha dhe raportim joprofesional. Fillimisht quhen kompani serbe kompanitë “GEN-I” dhe “EGL”. KEK sqaron për opinioni se këto kompani nuk janë serbe, por GEN-i është kompani sllovene, ndërsa “EGL” është kompani zvicerane. Këto kanë degët e t...
KEK sh.a. sqaron se teksti i botuar të hënën, me 05.11.2012 në gazetën “Koha ditore” me titullin “KEK shpall konkurse pas privatizimit të Distribucionit”, përmban në vete akuza që nuk qëndrojnë ndaj korporatës.
Në bazë te Ligjit për Ndërmarrje Publike, Bordi Drejtorëve zgjedh zyrtarët e Ndërmarrjeve Publike (NP) të cilët janë përgjegjës dhe kanë autorizime ekskluzive për menaxhimin e kompanisë. Si rrjedhojë, nga aspekti i qeverisjes korporative dhe mand...
KEK sh.a. sqaron se RTK në emisionin qendror të lajmeve të djeshme, me 01.11.2012 ka lansuar të pavërteta në lidhje me shtyllat e dëmtuara. RTK-së i është thënë qartë nga KEK-u se janë dy shtylla që kanë qenë të rrezuara dhe janë rregulluar menjëherë nga ekipet e korporatës, ndërsa ky televizion në mënyrë tendencioze konstaton se KEK nuk e paska thënë të vërtetën dhe për këtë ka sjellur pamje të një shtylle të rrezuar të Postës dhe Telekomit të Kosovës, du...
KEK sh.a. sqaron se në artikullin me titull “Çalik&Limak mund të përfitojnë miliona nga grumbullimi i borxhit të vjetër” të botuar në të përditshmen “Koha Ditore” nuk është thënë e vërteta.
Marrëveshja për Inkasim e lejon KKDFE-në që të veprojë si agjent inkasimi në emër të KEK-ut, në mënyrë që inkasojë mjetet e arkëtueshme – gjë që i mundëson KKDFE-së që të shkyçë konsumatorët për mospagesë të borxhit të vjetër Borxhi i vjetër i konsumatorëve nu