Sqarim

KEK sh.a. sqaron se RTK në emisionin qendror të lajmeve të djeshme, me 01.11.2012 ka lansuar të pavërteta në lidhje me shtyllat e dëmtuara. RTK-së i është thënë qartë nga KEK-u se janë dy shtylla që kanë qenë të rrezuara dhe janë rregulluar menjëherë nga ekipet e korporatës, ndërsa ky televizion në mënyrë tendencioze konstaton se KEK nuk e paska thënë të vërtetën dhe për këtë ka sjellur pamje të një shtylle të rrezuar të Postës dhe Telekomit të Kosovës, du...

Furnizimi është stabil, pa reduktime

KEK sh.a. sqaron për opinionin se nuk është duke aplikuar reduktime për asnjë kategori në asnjë pjesë të territorit të vendit. Titujt bombastik se KEK paska filluar të aplikojë reduktime të përdorur nga mediume të rendësishme të vendit si kompania Koha, pastaj gazeta Zëri dhe Radio Kosova nuk e paraqesin realitetin. Gjendja e furnizimit me energji elektrike pa ndërperje nuk ka çka e tremb askënd e më së paku mediumet e sipërshënuara. Këto mediume në asnjë ...

Sqarim

KEK sh.a. sqaron se në informatat e dhëna sot nga disa media në lidhje me nënstacionin 110/20 kV (kilovolt) Gjilani V ka devijime nga e vërteta. Korporata sqaron se ky projekt nuk është i ndërlidhur direkt me Komunën e Gjilanit, por është projekt i KEK-ut i financuar nga Qeveria Zvicerane. Ky projekt është ndërmarrë për të zgjidhur çështjen e furnizimit me energji të Gjilanit dhe zonave përreth, sidomos bizneseve që gjenden në atë pjesë, përkatësisht Zonës...

Sqarim ndaj shkrimit të “ Kohës Ditore”

KEK sh.a. sqaron se në tekstin “Prokuroria Speciale merr në dorë tenderin 6 milionësh të KEK-ut”, të botuar në numrin e sotëm të gazetës Koha Ditore ka konstatime të pavërteta. KEK sqaron se Prokuroria Speciale nuk e ka bastisur korporatën dhe një konstatim i tillë është larg realitetit. Madje ky proces nuk është i ndërlidhur fare me aktivitetet e korporatës, por me procese që nuk kanë të bëjnë direkt me KEK-un, por me subjekte tjera dhe vendime që nuk jan...

Sqarim

KEK sh.a. sqaron se në prezantimin e organizatës Fol që kishte të bënte me monitorimin e prokurimit nuk është thënë e vërteta. KEK sh.a. sqaron se nuk është gjobitur nga Organi Shqyrtues i Prokurimit e as Menaxherit të Prokurimit nuk i është marrë licenca. Pra, këto janë të pavërteta me të cilat KEK nuk pajtohet assesi. Korporata kërkon si nga organizata “Fol” ashtu edhe nga të gjitha palët e interesuara që para se të dalin me konstatime të tilla t’i verif...

Ndërprerja e mbrëmshme në Prishtinë ishte për shkak të KOSTT-it

KEK sh.a. njofton se ndërprerja e energjisë elektrike që ndodhi mbrëmë për rreth 2 orë në qendër të Prishtinës dhe në Dardani prej orës 20:00 deri rreth orës 22:00 ka ndodhur për shkak të prishjeve në stabilimentet e KOSTT-it. Kjo prishje ka bërë që të dalë jashtë sistemit nënstacioni 110 kV (kilovolt) Prishtina III, duke afektuar një numër të madh të konsumatorëve në kryeqytet. Ndryshe, gjendja është stabile dhe nuk ka reduktime. KEK reagon ndaj disa a...

Reagim

KEK sh.a. shpreh reagimin e vet ndaj tekstit “KEK-ut i bie faturimi për 47 për qind” të botuar në numrin e sotëm, me 08.10.2012 të botuar në gazetën “Zëri”. Ky tekst përmban në vetë krahasime që nuk qëndrojnë dhe si rrjedhojë e kësaj devijohet komplet nga e vërteta, pra të dhënat reale. Fillimisht assesi nuk bën të krahasohet tremujori i parë me të dytin për shkak të rënies së madhe të kërkesës. Kjo i bie sikur të thuhet se temperaturat në verë janë rritur...

Sqarim

KEK sh.a. demanton fuqishëm deklaratat e pa argumentuara dhe tendencioze të disa prej strukturave politike të cilave në vazhdimësi u jepet hapësire në të ashtuquajturat : “mediume” që janë në pronësi dhe kontrollin e personave që kanë qenë dikur pjesë e vendimmarrjes së dështuar të KEK-ut  se gjoja elektrofiltri i njësisë A5 nuk po punuaka dhe se ndotja qenka e njëjtë. KEK njofton se elektrofiltri po punon me kapacitet të plotë dhe se gënjeshtrat e pask...

Fjalimi i DM të KEK ut, z. Arben Gjukaj gjatë ceremonisë së inaugurimit të Elektrofiltrit të njësisë A5

Fjalimi i DM të KEK ut, z. Arben Gjukaj gjatë ceremonisë së inaugurimit të Elektrofiltrit të njësisë A5
Të nderuar, I nderuari ministër i zhvillimit ekonomik z. Besim Beqaj, I nderuari ministër i mjedisit dhe planifikimit hapësinor z. Dardan Gashi, E nderuara Ambasadore e SHBA-së në  Republikën e Kosovës Znj. Tracey Ann Jacobson, i nderuari Ambasadori i Francës në Republikën e Kosovës Z. Jean- François Fitou, I nderuari Ambasadori I Holandës, z.Robert Bosch, E nderuara Drejtoreshë e USAID-it, misioni në Kosovë, zonja Maureen Shauket, Zv/amb

Sqarim ndaj shkrimit të gazetës Zëri “KEK-u nuk ngopet”

KEK sh.a. sqaron se në tekstin “KEK-u nuk ngopet!” të botuar në numrin e sotëm, datë 05.09.2012 të gazetës Zëri nuk është thënë e vërteta. KEK sqaron për opinionin se nuk ka bërë asnjë kërkesë për rritje të çmimit të energjisë elektrike siç shkruan dhe pretendon gazeta në fjalë. Kërkesa për tarifa të reja bëhet pas ftesës së pranuar nga ZRRE, por kjo zyre nuk e ka bërë një gjë të tillë, prandaj KEK nuk ka aplikuar. KEK ka dërguar në ZRRE në bazë të kërkesë...