Furnizimi me energji elektrike është plotësisht stabil

KEK sh.a. njofton se  gjendja e furnizimit me energji elektrike është plotësisht stabile. Reduktime nuk ka për asnjë kategori, pra furnizimi është 24:00 në të gjithë territorin e vendit. Furnizimi i pandërprerë është arritur pas punës së palodhshme të punëtorëve të gjenerimit të cilët kanë arritur në afatin më të shpejtë t’i kthejnë të gjitha blloqet e planifikuara në prodhim. Tashmë në sistem janë blloqet A3, A4 dhe B2 të cilat sigurojnë prodhim të mja...

Gjendja e furnizimit me energji elektrike

KEK sh.a. njofton se si pasojë e problemeve teknike me njësitë prodhuese gjendja e furnizimit me energji elektrike ka qenë e rënduar ditëve të fundit. Ky përkeqësim ka ardhur pas furnizimit pa ndërprerje për muaj të tërë. KEK kërkon ndjesë ndaj konsumatorëve për rëndimin e situatës dhe i siguron ata se nuk ka ndenjur duarkryq, por ka rritur importin, edhe pse sigurimi i sasisë së nevojshme është i pamundur për shkak të mungesave në rajon. Aktualisht ...

Reagim ndaj ciklit të fundit të shkrimeve të Organizatës “Çohu”

KEK-u reagon ndaj akuzave të pabaza dhe shpifjeve të Organizatës “Çohu” KEK.sh.a. është e detyruar të reagojë ndaj artikujve që janë botuar në gazetat dhe mediat elektronike në ditët e fundit, e që citojnë artikujt e Organizatës “Çohu”. Fjala është konkretisht për artikujt “KEK-Korporata e Korrupsionit” nga autorët Visar Duriqi dhe Qendrim Bunjaku, “ Masoud KEKyan Zot i Energjisë” nga autorët Besa Kalaja dhe Besnik Boletini dhe për artikullin“ KEK-u

Shifrat e prokurimeve në KEK më të mirat në nivel vendi

Duke marr parasysh gjendjen faktike, KEK sh.a. kundërshton konkluzat e pabaza të cekura  në raportin e Organizatës Joqeveritare “FOL” të publikuar më 02.08, lidhur me shkeljet e prokurimeve gjatë tremujorit të kaluar. Lidhur me këtë  si dhe të gjitha çështjet tjera të cilat kanë të bëjnë me KEK-un, ftohet organizata në fjalë, si dhe të gjitha palët e interesuara që për çdo proces të prokurimit t’i drejtohen Zyrës për Komunikime të Korporatës dhe t’i kër...

Kontraktori i komunës së Gjakovës lë në terr spitalin e qytetit

KEK sh.a. njofton se kompania „EURO-ING“ Rahovec, sot më 23.07.2012 gjatë punimeve në sheshin  „ Skenderbeu“ -  Gjakovë, afër Trafostacionit – 76  ka dëmtuar  dy kabllo  nëntoksore -IPO (3x185mm²)Al.  Si pasojë e kësaj kanë mbetur pa energji elektrike Spitali i qytetit “Isa Grezda” dhe Spitali “Fati Im”. Ekipet e Mirëmbajtjes së KEK-ut kanë bërë të pamundurën duke bërë furnizimin alternativ nga dalja „Elektromotori-Deva“. KEK-u kërkon nga ky kontraktor që ...

KEK-u kërkon që personat e pandërgjegjshëm që lënë konsumatorët në terr të dënohen

KEK sh.a. njofton se dje, më 15.07.2012 rreth orës 14:30 minuta persona të pandërgjegjshëm kanë djegur mbeturina në afërsi të trafostacionit 10/04 kV Barakat me fuqi instaluese Sn=400KVA drejtimi 10 kV Poleti në Vushtrri, ku si pasojë e kësaj është djegur trafostacioni komplet. Ekipi i KEK-ut ka dal në vendngjarje menjëherë,  ka lokalizuar  prishjen dhe  ka informuar policinë në lidhje me rastin. Si pasojë e djegies së këtij trafostacioni 184 konsumator...

KEK-u është i përkushtuar për ngritjen e vazhdueshme të nivelit të menaxhimit dhe të kontrollit

KEK sh.a. dëshiron të informojë publikun se ka pranuar nga Zyra e Auditorit te Përgjithshëm  të Republikës së Kosovës (ZAP) raportin lidhur me auditimin e të hyrave ne KEK gjatë vitit 2011. Në ketë raport, i bërë publik nga ZAP, konstatimi kryesor është se nuk janë gjetur shkelje apo gabime materiale në zbatimin e rregulloreve dhe procedurave të sistemeve të menaxhimit dhe të  kontrollit. Me tej, aty thuhet, se përkundër vështirësive të shkaktuara  n...

Reagim ndaj deklaratave të zyrtarëve të fabrikës “SharrCem”

KEK sh.a. reagon ashpër ndaj deklaratave të pavërteta të dhëna për media të zyrtarëve të fabrikës së cimentos “SharrCem”  të cilët akuzojnë për ndërprerje të  furnizimit me energji elektrike në momentin kur mediat kanë qenë prezentë gjatë dy ditëve të kaluara, dhe se kjo paska qenë arsyeja e pritjes së kamionëve. Dëshirojmë të sqarojmë për opinionin se këto akuza janë të pavërteta pasi që kompania "SharrCem" nuk ka pasur ndërprerje të furnizimit me ener...

KFOR-i mbështet gjithmonë KEK-un

KFOR-i mbështet gjithmonë KEK-un
Një ekip i KFOR-it gjerman, me seli në Prizren, i udhëhequr nga  Dr. Cobanov më 05.07.2012 qëndruan për një vizitë informative në ambientet e termocentralit  “Kosova B”. Një pasqyrë të përgjithshme për prodhimin e energjisë elektrike, historikun e termocentraleve, sfidat me të cilat përballet  kompania, administratën dhe strukturën organizative të KEK-ut dhe shumë informata të tjera,  të pranishmit i morën nga Drejtori Ekkzekutiv i këtij termocentrali. ...

Kontraktori i komunës dëmton kabllot

KEK sh.a. njofton se kompania Çlirimi e angazhuar nga Komuna e Prishtinës ka dëmtuar kabllot nëntoksore 10 kV (kilovolt) të trafostacioniy TS 110 kV Pr 1. Si pasojë e kësajë 880 konsumatorë të lagjes Emshir të kryeqytetit kanë mbetur pa energji elektrike. Kjo nuk është hera e parë që ky kontraktor dëmton këto kabllo duke I lënë konsumatorët e korporatës pa energji elektrike. Ndërsa, ka me dhjetra raste kur kontraktorët e komunës dëmtojnë kabllot nëntokësor...