Sqarim

KEK sh.a. sqaron se në raportin e UNDP-së “Matja e Pulsit Publik”, perceptimi rreth korrupsionit nuk po matet si duhet. KEK në vazhdimësi ka kërkuar nga UNDP që  metodologjia zbatuar të jetë adekuate  në mënyrë që të vije deri tek raportet e sakta, por kjo kërkesë ka hasur në vesh të shurdhër. KEK-u është kompani me shërbime të shtrira në tërë territorin e vendit dhe me korporatën kanë të bëjnë të gjithë qytetarët, prandaj kanë edhe percepcion të gjithë. N...

Zjarri në TC Kosova A shkaktoi dëme minimale

KEK sh.a. njofton se dje, me 30.04.2012, në orët e pasdites  është shkaktuar një zjarr në termocentralin “Kosova A”. Zjarri i kishte kapluar dy shiritat transportues që furnizojnë me qymyr bllokun A3. Përpos djegies së shiritave, zjarri nuk ka shkaktuar asnjë dëm tjetër. Asnjë punëtor i KEK-ut nuk është lënduar, sikurse procesi i prodhimit nuk është prekur fare. Zjarri është shuar falë angazhimit të pashoq të punëtorëve të KEK-ut dhe mobilizimit të të gjit...

Intensifikohen punët për ndërtimin e elektrofiltrit të njësisë A5

KEK sh.a. njofton publikun se kontraktori Hammn Environmental/Intering ka intensifikuar punimet në ndërtimin e elektrofiltrit të ri të njësisë A5. Punimet pritet të përfundojnë në korrik, ndërsa një pjesë e mirë e punës tashmë është kryer. Pas ndërtimit të këtij elektrofiltri ky bllok do të ketë emision brenda standardeve të Bashkimit Evropian. Menaxhmenti i KEK-ut është duke i inspektuar vazhdimisht punimet dhe është ndarë mjaft i kënaqur me punën që p...

KEK merr iniciativë për përmirësimin dhe sigurimin e furnizimit me energji elektrike në Kosovë

KEK merr iniciativë për përmirësimin dhe sigurimin e furnizimit me energji elektrike në Kosovë
Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka marrë vendim afarist të rëndësishëm për përmirësimin dhe sigurimin e furnizimit me energji elektrike në Kosovë. Ai ka autorizuar menaxhmentin që të shpallë një tender për të kthyer prapë në operim njësinë A2. KEK-u është i vetëdijshëm për nevojën e  krijimit të sigurisë energjetike në Kosovë, duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat është ballafaquar gjatë këtij dimri (2011-2012); i tërë rajoni ka qenë në gjendje të jash...

KEK-u kundërshton konkluzionet e nxjerra në raportet e fundit të “Sierra Club”

KEK-u kundërshton disa nga konkluzionet e raporteve të fundit të përgatitura nga “Sierra Club”, një organizatë mjedisore e SHBA-ve, e cila tregohet kundër nevojës së Kosovës për të ndërtuar njësi gjeneruese të reja me djegie thëngjilli, me ngarkesë bazë. KEK-u ka bërë një analizë dhe ka përgatitur komentet, të cilat paraqesin informacione të sakta dhe aktuale lidhur me situatën me të cilën ballafaqohet sektori energjetik në Kosovë. Analiza e KEK-ut nënv...

Përmbledhje e rezultateve 2011 dhe të tremujorit 2012 të prezantuara nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj

Përmbledhje e rezultateve 2011 dhe të tremujorit 2012 të prezantuara nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj
KEK-u edhe gjatë vitit 2011 ka vazhduar rritjen në të gjitha divizionet, duke shënuar rritje të konsiderueshme si në prodhimin e qymyrit, ashtu edhe të gjenerimit të energjisë elektrike, rritjes së faturimit e inkasimit si dhe zvogëlimit të humbjeve. Prodhimi i qymyrit është rritur mbi 250 mijë tonë. Eksploatimi i qymyrit 1 janar- 31 dhjetor 2010 1 janar- 31 dhjetor 2011 7,958,090 tonë 8,212,103 tonë   Gjenerimi i energji...

Shefi i zyrës së BE-së, Samuel Žbogar vizitoi KEK-un

Shefi i zyrës së BE-së, Samuel Žbogar vizitoi KEK-un
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovën, z. Samuel Žbogar vizitoi të mërkurën KEK-un. Ai është pritur nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj. Gjatë vizitës së tij, z. Žbogar ka parë për së afërmi zhvillimet në sektorin energjetik dhe është informuar në detaje për lëvizjet në këtë sektor. “ U impresionova nga përpjekjet e KEK-ut dhe punëtorëve të kësaj kompanie për të siguruar furnizim me energji elektrike në mënyrë të qëndrueshme. Kjo sig...

Sqarim ndaj deklaratave të LDK

KEK sh.a. sqaron se në komunikatën e sotme për media të dërguar nga LDK në lidhje me situatën energjetike dhe rreth humbjeve ka pasaktësi të mëdha. Fillimisht humbjet teknike dhe komerciale nuk janë mbi 40 për qind siç pretendon kjo parti, por viti 2011 është përmbyllur me nivelin 30 për qind dhe në tremujorin e parë të këtij viti humbjet kanë trend të rënies së mëtutjeshme. Humbjet teknike janë 16 për qind, ndërsa humbjet komerciale janë 14 për qind, e jo...

Një delegacion i lartë i Bankës Botërore vizitoi KEK-un

Një delegacion i lartë i Bankës Botërore vizitoi KEK-un
Një delegacion i lartë i Bankës Botërore, me në krye tre zëvendëspresidentët e përgjithshëm: z. Philippe Le Houérou, z. Dimitris Tsitsiragos dhe z. Michel Wormser, pastaj znj. Jane Armitage, drejtoreshë rajonale e Bankës Botërore dhe z. Jan Peter Olters, shef i Bankës Botërore për Kosovën  ka vizituar KEK-un. Delegacioni është shoqëruar edhe nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Besim Beqaj dhe zv. ministri i Ambientit, z. Ilir Mirena. Delegacioni i la...

KEK i gatshëm të riparojë prishjet dhe të rregullojë konsumatorët në pjesën veriore të Kosovës

KEK-u shpreh gatishmërinë që të intervenojë në secilin rast të prishjeve në rrjet në pjesën veriore të Kosovës, në çdo rast që paraqitet e domosdoshme. Korporata kërkon vetëm krijimin e ambientit të sigurt për të operuar. Gjithashtu, KEK ka të gatshëm Planin e Veprimit për të rregulluar edhe konsumatorët në këtë pjesë të vendit, njëjtë si të gjithë konsumatorët tjerë. Korporata do të fillojë implementimin e planit me t’u krijuar rrethanat e favorshme pë...