KEK sh.a. njofton se ka nisur ndërrimi i elektrofiltrit të njësisë A5. Punët po kryhen sipas dinamikës së paraparë dhe pas 4 muaj e gjysmë blloku do të ketë emetimin brenda standardeve më të reja të Bashkimit Evropian. Pra, emisionet e gazrave nga ky bllok do te jenë të njëjta si ato në BE.
Menaxhmenti i lartë i KEK-ut ka inspektuar punimet dhe ka verifikuar se punët po kryhen brenda kontratës. Punët është duke i implementuar kompania me nam botëror ng...
KEK sh.a. shpreh mospajtime të plota me deklaratat e Nazim Halitit nga Konsorciumi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Energji lidhur me tarifat e energjisë elektrike. KEK sh.a. sqaron edhe njëherë se nuk ka kërkuar që çmimi të rritet 23 për qind, por ka ofruar tri variante, që ato të rriten 23, 12 ose 9 për qind. Deri tek kjo kërkesë nuk ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit të KEK-ut siç akuzon z. Haliti krye në vete duke ofruar argumente që nuk përkojn...
Komisioni i Kuvendit të Kosovës për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në krye me Kryetarin e Komisionit z. Nait Hasan ka vizituar të premten KEK-un. Komisioni i Kuvendit është pritur nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj. Deputetët janë interesuar në hollësi për projektet ambientale të korporatës dhe gjendjen e sistemit energjetik. “Nga të gjitha analizat që ishin bërë më herët rreth ambientit ishin identifikua...
KEK sh.a. njofton se sot, rreth orës 10:40 në fshatin Letanc të komunës së Podujevës ka ndodhur një sulm me armë zjarri ndaj punëtorëve të KEK-ut. Specialistët e Daljes janë sulmuar në veturë në lëvizje. Vetura është goditur me 7 plumba nga ana e sulmuesit të panjohur deri tash, por fatmirësisht punëtorët nuk janë lënduar. Rasti ka ndodhur pas një aksioni të shkyçjeve të organizuar në atë pjesë, pasi konsumatorët kanë borxhe të mëdha ndaj korporatës. Punë...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, shkëlqesia e tij z. Jan Cliff vizitoi të hënën KEK-un. Ai është pritur nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj.
“KEK-u definitivisht është duke ecur përpara me ritme të shpejta. Të gjitha faktet e tregojnë këtë. Padyshim energjia elektrike është jetike për zhvillimin ekonomik të vendit dhe misioni juaj në këtë drejtim është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha z. Cliff. Ai shprehu mbështetjen e tij të p...
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar z. Pieter Feith ka vizituar të enjten KEK-un. Ai është pritur nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj.
Gjatë vizitës së bërë në miniera dhe termocentralet Kosova A dhe Kosova B, z. Feith është ndarë mjaft i kënaqur me të arriturat. “Po shoh një profesionalizëm të lartë brenda KEK-ut. Kjo korporatë po menaxhohet si duhet dhe ky fakt më gëzon jashtëzakonisht shumë. Ju uroj të ecni përpara ashtu si keni bërë deri ta...
KEK sh.a. ka vërejtur se kohën e fundit po keqkuptohet politika e korporatës në lidhje me sanimin e prishjeve që ndodhin në asetet e Rrjetit të Shpërndarjes, sikurse ka akuza se punëtorët në ndonjë rast nuk kanë sjellje adekuate siç e parasheh Kodi i Sjelljes dhe Kodi i Etikës së KEK-ut.
KEK sqaron se nuk kërkon nga asnjë konsumator për të paguar riparimet në rast të ndonjë prishjeje eventuale. Kjo politikë e KEK-ut kushtëzon riparimin e prishjeve për k...
KEK sh.a. shpreh mospajtimin e plotë në lidhje me deklaratat e Komunës së Drenasit në lidhje me furnizimin me energji elektrike të kësaj komunë. Aty akuzohet KEK-u se po vepron në mënyrë të papërgjegjshme. Korporata sqaron se gjendja e pagesës është ndër më të ulëtat në vend në këtë komunë, përderisa niveli i humbjeve komerciale (vjedhjeve të energjisë elektrike) është në nivel alarmant. Në tremujorin e fundit është paguar vetëm 39 për qind e energjisë ele...
KEK sh.a. sqaron se akuzat e ish- Drejtoreshës Menaxhuese të KEK-ut, Pranvera Dobruna-Kryeziu në lidhje me tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve janë të pasakta dhe e dezinformojnë opinionin. Dobruna-Kryeziu citohet duke e akuzuar KEK-un se gjoja korporata i paska pajisjet për pastrim bore dhe se sa ishte ajo në krye të korporatës asnjëherë nuk paska shpenzuar para për pastrim me anë të kontraktorëve. Faktet flasin të kundërtën. Korporata nuk ka pajisje për ...
KEK sh.a. shpreh reagimin e vet ndaj raportimeve të pasakta që janë publikuar kohën e fundit në media me fokus aktivitetet në korporatë. KEK ua përkujton medieve se është përgjegjësi e tyre t’i verifikojnë faktet e jo të publikojnë spekulime dhe deklarata që bien ndesh me të vërtetën.
KEK sh.a. sqaron se teksti “KEK “tymon” milionat pa hapur tender” i botuar të martën, me 21.02.2012 në gazetën “Tribuna shqiptare” përmban në vete pasaktësi që e dezinform...