KEK sh.a. shpreh mospajtime në lidhje me reagimin e organizatës STARS rreth aplikimit tarifor. Kjo organizatë thotë se kërkesa për rritje vije si pasojë e shpenzimeve operative të korporatës. Kjo nuk qëndron, sepse në aplikimin për rritje të tarifave, korporata nuk ka paraparë rritje në shpenzimet operative, përkundrazi ka paraparë zvogëlim të tyre.
Sa i përket humbjeve komerciale, korporata edhe në aplikimin tarifor ka paraparë zvogëlim të tyre dhe tre...
KEK sh.a. njofton se avokati Sadik Sallauka, në avokaturën e tij në Prizren ka sulmuar fizikisht punëtorin e KEK-ut me pozitë Specialist i Daljes, Gazi Krasniqi gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Rasti ka ndodhur gjatë vizitës së konsumatorit në fjalë që e ka zyrën me qira. Ekipi e KEK-ut kishte shkuar ta paralajmëronte për shkyçje nëse nuk i kryen obligimet prej 630 eurosh, të cilat personi në fjalë i kishte ndaj KEK-ut. Pas goditjes nga ana e Sallaukës, ...
KEK sh.a. sqaron se konstatimet kuturu të disa OJQ-ve kosovare në lidhje me aplikimin tarifor për vitin 2012 janë tërësisht të pabazuara dhe nuk përkojnë fare me realitetin. Ato janë bërë pa asnjë analizë dhe pa u konsultuar fare me të dhënat zyrtare apo pa kalkuluar të dhënat që nxjerrin raporte profesionale.
Korporata sqaron se ka bërë aplikimin tarifor në përputhje të plotë me metodologjinë tarifore të ZRRE-së, çka e ka edhe obligim ligjor. Konstatim...
KEK sh.a. njofton se është duke vazhduar të japë maksimumin në ofrimin e energjisë elektrike për konsumatorët e vet. Gjendja është më e mira e mundshme në këto rrethana ekstreme. Në bazë të planit, janë katër blloqe në sistem të cilat po prodhojnë deri në 800 megavatë/orë, ndërsa importi që është në dispozicion nga rajoni shkon në 250 megavatë/orë. Por, kërkesa ka arritur maksimumin, e cila në orët e pikut po arrin deri në 1300 megavatë/orë. Kjo kërkesë ë...
KEK sh.a. njofton se ka arritur të stabilizojë furnizimin me energji elektrike në mëngjesin e së shtunës. Kjo është arritur me kthimin në punë të njësisë B1. Blloku është kthyer pas angazhimit të jashtëzakonshëm të punëtorëve të KEK-ut, të cilët përkundër acarit të madh që po mbizotëron këto ditë, nuk janë ndalur asnjëherë së punuari për ta normalizuar gjendjen. Tashmë kategoria A dhe B po furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike, përderisa reduktime ...
Si pasoje e motit, me acar ekstrem dhe reshje të mëdha te borës, që nuk mbahet mend gjatë 3 dekadave të fundit është vështirësuar furnizimi me rrymë.
Blloqet funksionale mund të prodhojnë 900 MW, ndërsa ngarkesa në pik këto ditë shkon deri ne 1300 MW ( nuk bie nën 1100 MW). Kjo rezulton me nevojë të importit rreth 400 MW, për kushtet optimale të punës së blloqeve.
Gjithashtu, vështirësitë e Termokosit që t’ju ofrojë ngrohje konsumatorëve në Prishtinë...
KEK sh.a. njofton se është duke bëre të pamundurën që të ketë furnizim sa më të mirë me energji elektrike.
Moti i ftohtë që nuk mbahet mend gjatë 3 dekadave të fundit ka vështirësuar prodhimin e energjisë elektrike në blloqe, sikurse kërkesa është në maksimumin e saj. Janë pesë blloqe në sistem, por disa stabilimente kanë vështirësi të funksionimit si pasojë e acarit. Për këtë arsye dy njësi, përkatësisht B1 dhe A5 janë duke punuar aktualisht me kapaci...
Zëvendëskomandanti i përgjithshëm i KFOR-it, Gjenerali Johann Luif më bashkëpunëtorë ka vizituar të martën KEK-un. Ai është pritur nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj. Të dy palët janë zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit i cili është në nivelet më të larta. “Marrëdhëniet KEK- KFOR kanë qenë gjithnjë të mira. Ne zotohemi për vazhdimin dhe avancimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi”, tha z. Gjukaj.
Zotim të njëjtë ka shprehur edhe z. Luif.“KF...
Procesi i zhvillimit të tarifave të energjisë ka filluar me dorëzimin e kostove të vitit 2012 të KEK-ut në Zyrën së Rregullatorit për Energjisë (ZRRE), të cilat duhet të përfshihen në tarifat e energjisë nga 1 prill 2012.
Në përgatitjen e aplikimit tarifor, KEK-u në mënyrë të kujdesshme ka studiuar Rregullat e reja të tarifave që janë miratuar nga ZRRE në nëntor të vitit 2011 dhe i ka aplikuar ato për përgatitjen e tërë aplikimit. Në zhvillimin e tarif...
KEK sh.a. sqaron se informata e emetuar dhe botuar në formë video dhe teksti në agjencinë “Kosovapress” me titull “KEK-u “shpërblen” konsumatorët me shtrenjtim të energjisë elektrike” përmban në vete pasaktësi që e dezinformojnë opinionin.
KEK-u dëshiron të qartësojë dhe ta informojë publikun dhe konsumatorët e Kompanisë, se korporata jo vetëm që nuk ka vendosur rreth rritjes apo caktimit të çmimeve te energjisë elektrike, por as nuk e ka mandatin të ve...