KEK sh.a. sqaron se në tekstin “ KEK-ut i anulohet tenderi për trafostacione”, të botuar në numrin e të mërkurës, datë 11.01.2012 nuk janë respektuar parimet e gazetarisë, sepse gazeta në fjalë nuk e ka marrë fare mendimin e korporatës dhe as që kontaktuar me zyrtarët për këtë çështje. Në artikull ceket vetëm se KEK-u nuk është pajtuar, por nuk ceket se pse, përderisa tërë hapësirën ia kushton vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
KEK-u sq...
KEK sh.a. sqaron se artikulli “Shtylla e tensionit të lartë para rrëzimit- rrezik për qytetarët”, të botuar në numrin e së mërkurës, datë 11.01.2011 në gazetën “Koha ditore”, përmban në vete konstatime të pavërteta. Ekipet e korporatës kanë qenë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar se nuk ka asnjë rrezik. Prandaj, në një situatë të tillë KEK kërkon nga gazetarët që të mos japin vlerësime të pabazuara. Është fakt se shtylla ishte shtrembëruar si pasojë e
KEK sh.a. njofton se ka nisur ndërtimi i Trafostacionit Prishtina 7. Ky projekt me vlerë afro 5 milionë eurosh është investim i KEK-ut dhe do të ndërtohet nga kompania me nam botëror, ABB.
“KEK sh.a. po bën përpjekje maksimale që të ofrojë shërbime sa më kualitative për konsumatorët e vet. Kjo është një sfidë që nënkupton investime në vlera të mëdha në të gjithë sektorët e korporatës, anekënd vendit”, tha Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben ...
KEK sh.a. njofton se pas angazhimit të pashembullt të punëtorëve të mirëmbajtjes është arritur të evitohen pjesa më e madhe e prishjeve të shkaktuara nga moti i lig i shoqëruar me erëra të forta. Nga mbi 150 prishje tashmë janë vetëm 10 prishje të cilat janë në riparim e sipër. Gjendja ka qenë më e rënda në Distriktin e Pejës, përkatësisht në Komunën e Istogut, ku kanë fryrë erëra aq të fuqishme sa nuk mbahen mend. Ekipet e KEK-ut nga të gjitha anët e vend...
KEK sh.a. njofton se moti i ligë me të reshura dhe erë të fortë ka shkaktuar shumë prishje në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike anë e kënd vendit. Janë dëmtuar shtylla të shumta e asete të tjera të rrjetit shpërndarës që kanë shkaktuar çrregullimin e furnizimit me energji elektrike. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit me staf të përforcuar janë duke bërë çmos që prishjet të evitohen sa më parë dhe kanë punuar gjatë tërë natës e janë duke vazhduar t’...
KEK sh.a. sqaron se aktualisht e ka të pamundur të kontrollojë situatën në veri të vendit, përkatësisht përtej lumit Ibër, pjesë e të cilës është edhe Lagja e Doktorëve. KEK nuk ka qasje në atë pjesë dhe nuk po e diskriminon apo favorizon askënd. Këtë e tregon edhe fakti se që nga paslufta nuk u është dërguar nga korporata asnjë faturë dhe nuk është bërë asnjë pagesë edhe pse këta konsumatorë kanë pranuar vazhdimisht shërbime nga korporata.
Konsumatorët...
Viti 2011 ishte vit i rritjes së vazhdueshme dhe i përmirësimeve në të gjithë parametrat e korporatës. Rritja konstante e shënuar nga viti në vit ka vazhduar edhe gjatë 2011. KEK-u nga një kompani për të cilën mediat flisnin për falimentim, është shndërruar në një korporatë të fuqishme, e cila pos që është tashmë kompani jashtëzakonisht likuide, ka filluar të investojë fuqishëm ne projekte kapitale, duke përfshi edhe ambientin. Këtë vit janë nënshkruar kon...
KEK sh.a. shpërndau të enjten 200 pako me dhurata për fëmijët dhe nxënësit e komunës së Obiliqit. Për nxënësit e fshatit “Dardhishtë” të Obiliqit janë ndarë 120 dhurata. Nxënësit e shkollës “Abdurrahman Gërguri” kanë mirëpritur dhuratat e Vitit të Ri. “Ky është një gjest bujar. Faleminderit që jeni kujtuar për këtë dhe që i bëtë nxënësit të buzëqeshin”, tha drejtori i shkollës Xhavit Lani. Nxënësit janë befasuar për të mirë teksa punëtorët e KEK-ut të vesh...
KEK sh.a. njofton se dje, me 20.12.2011 në fshatin Dejn të Rahovecit është sulmuar ekipi i KEK-ut i përbërë prej 2 specialistëve të daljes, përkatësisht Mustafa Kelmendi dhe Sadri Krasniqi dhe arkëtari Blerim Kabashi. Konsumatori problematik Xhavit Haxhi Krasniqi i cili nuk paguan faturat e energjisë elektrike dhe çdo muaj rikyçet vet pas shkyçjes që i bën KEK-u, duke e kyçur edhe lokalin ilegalisht, e sulmon specialistin Mustafa Kelmendi pa asnjë arsye d...
KEK sh.a. dëshiron të sqarojë se asnjë borxh që kanë konsumatorët nuk do të falet. Konsumatorët që kanë borxhe do të jenë vazhdimisht subjekt i shkyçjes. Kjo është situata tani dhe do të jetë e tillë edhe pasi të jetë privatizuar Distribucioni i KEK-ut.
Ka pasur spekulime në media se me rastin e privatizimit borxhet e kompanisë do të falen. Kjo definitivisht nuk qëndron. Faktet që duhen të sqarohen përsëri janë këto:
· Gjendja e borxhit në ll...