Njësia gjeneruese B-1 e termocentralit Kosova B, bazuar në bilancin vjetor energjetik, është në proces të remontit të rregullt të planifikuar nga data 23.03.2025 deri më 26.04.2025.
Gjatë këtij remonti, përveç aktiviteteve riparuese të brendshme, do të realizohen edhe riparimet e kontraktuara, të cilat përfshijnë:
o Implementimi i kontratës për portet dhe degët e kanaleve CFRG/PA
o Implementimi i kontratës për riparimin e ndërpresit 24 kV të gjenera...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka kënaqësinë të njoftojë opinionin se ka mirëpritur rizgjedhjen e z. Valdrin Krasniqi si Kryesues i Bordit të Drejtorëve, si dhe të znj. Merita Kasapolli si anëtare e Bordit të Drejtorëve nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, KEK ka shprehur mirëseardhje të ngrohtë për anëtarët e rinj të bordit, z. Shpëtim Zharku dhe znj. Filloretë Gashi-Sadiku, të cilët do të kontribuojnë në krijimin e një të ardhme m...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka arritur rezultate të shkëlqyera gjatë vitit 2024, duke përballuar me sukses sfidat që lidhen me teknologjinë e vjetër. Rritja e prodhimit të energjisë elektrike dhe eksploatimi më i lartë i qymyrit kanë kontribuar ndjeshëm në performancën e përmirësuar.
Në periudhën janar-dhjetor 2023, bruto prodhimi i energjisë elektrike ishte rreth 5,534,196 milion MWh, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky p...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) sqaron për punonjësit e saj dhe për opinionin e gjerë se një ndër prioritetet kryesore ka qenë dhe mbetet ngritja e mirëqenies së të gjithë punonjësve të korporatës. Kjo do të vazhdojë të mbetet një nga objektivat tona kryesore, dhe për këtë qëllim, gjithmonë kemi pasur komunikime të hapura dhe të vazhdueshme me përfaqësuesit sindikalë.
Në këtë drejtim, ju bëjmë me dije se funksionalizimi i mensave për ushqimin...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) vazhdon të mbështesë bashkëpunimin e ngushtë me universitetet dhe studentët, duke kontribuar në zhvillimin e projekteve hulumtuese që kanë ndikim pozitiv për industrinë dhe mjedisin.
Në këtë kuadër, KEK ka mbështetur projektin e Universitetit “Isa Boletini” Mitrovice - (UMIB) Fakulteti i Gjeoshkencave: “Hulumtimi i mundësisë së rikthimit të gazrave gjatë procesit të djegies së linjitit në termocentralin Kosova B.” ...
BORDI I KEK MERR NJË VENDIM TË RËNDËSISHËM PËR KRIJIMIN E DEPARTAMENTIT PËR SIGURINË FIZIKE TË OBJEKTEVE DHE ASETEVE TË SAJ
Në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të mbajtur më 5 shkurt 2025, është miratuar një vendim strategjik për krijimin e Departamentit të Sigurisë Fizike. Për më tepër, bazuar në planin afarist të vitit 2025, është hartuar skema organizative e këtij departamenti, e cila po ashtu ësh...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me shitjen e tepricave të energjisë elektrike gjatë muajit dhjetor 2024, në vlerë prej 100,489€, duke sqaruar transparencën dhe mënyrën e operimit në këtë proces.
Fillimisht, KEK ofron gjithë kapacitetin e energjisë elektrike për konsumatorët universal, përmes kompanisë për distribuim të energjisë elektrike, KESCO, si dhe për KEDS dhe KOSTT për mbulimin e humbjeve në rrjet. ...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) sh.a. dëshiron të informojë opinionin publik se procesi i rekrutimit të punonjësve të rinj është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për mbulimin e pozitave vakante, duke përmirësuar performancën e korporatës dhe duke kontribuar në uljen e papunësisë në vend.
Një nga aspektet më të rëndësishme të këtij procesi është fakti se mosha mesatare e punonjësve të KEK është rreth 55 vjeçare, dhe ky proces ka për qëllim rifreski...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) sh.a. dhe Policia e Kosovës (PK) kanë nënshkruar sot një marrëveshje të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve me qëllim të përmirësimit të nivelit të sigurisë në dhe për rreth objekteve të KEK-ut.
Objektet e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë rëndësi të veçantë dhe janë të lidhura ngushtë me interesin nacional. Marrëveshja thekson nevojën për rritjen e masave të sigurisë, duke marrë parasysh natyrën e këtyre obje...
Njësia për Menaxhimin e Projekteve, Pastrimin dhe Rikultivimin e Tokave (NJMPPRT), ka filluar pastrimin e binareve industriale më datë 18.11.2024. Pastrimi i binarëve industrialë të TC Kosova B po vazhdon të zhvillohet sipas planit dinamik dhe aktualisht është duke u realizuar nga Obiliqi në drejtim të fshatit Plemetin. Pastrimi i fundit i realizuar ka përfshirë largimin e masave të dheut, shkurreve dhe barishteve përgjatë vijës së infrastrukturës së hekur...