Njoftim

Për shkak të mbingarkesave që janë paraqitur, sot, me 01.02.2011, prej orës 10.10, në Nënstacionin NS 35/10 kV Prishtina III  kanë filluar reduktimet e dhunshme. Për këtë arsye prej orës 10.10 është shkyçur dalja 10 kV Qyteza Pejton II, prej nga pa energji elektrike kanë mbetur: Qyteza Pejton, pjesa tek Tre Sheshirat, Ministrina e Energjisë dhe Minierave, sheshi Edit Durham 2, Ramiz Sadiku, Ambasada Suedeze, dhe një pjesë e rrugës Nënë Tereza. Ndërkohë,...

Sqarim

KEK sh.a. është thellësisht i indinjuar me shkrimin e agjencisë se lajmeve “Kosovapress”, me titull “Ceroviku, një javë pa energji elektrike” të botuar të dielën, me 30.01.2011 dhe në mediume tjera, pasi ka shumë shpifje, të cilat nisin që në titull. Një pjesë e Cerovikut të Klinës nuk ka energji elektrike që nga data 28.01.2011 e me 30.01.2011 kur është botuar teksti bëhen dy ditë e jo një javë. Sipas agjencisë në fjalë, zyrtarët e KEK-ut u paskan kërkuar...

Kursimi i energjisë elektrike mundëson kthimin e gjendjes normale

Kursimi i energjisë elektrike është mjeti i vetëm per kthimin e gjendjes së furnizimit normal. KEK sh.a. është i vetëdijshëm për motin e acartë që po mbizotëron gjatë këtyre ditëve, por ngrohja me energji elektrike nga pjesa dërrmuese e konsumatorëve, sidomos në qytetin e Prishtinës pamundëson kryerjen e plotë të funksioneve të korporatës. Rrjeti i shpërndarjes i korporatës është i dizajnuar për furnizimin dhe aktivizimin përmes tij të pajisjeve shtëpiake,...

Apel për kursim të energjisë elektrike

KEK sh.a. apelon fuqishëm tek konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike dhe ta mirëshfrytëzojnë atë në mënyrë që situata tash kur kërkesa është më e larta të jetë e përballueshme. Korporata apelon se një nga format më të thjeshta dhe më të lira edhe për vetë konsumatorët është që të gjejnë alternativa të tjera për ngrohje, siç janë lendet djegëse. KEK-u është mjaft i përgatitur, por gjatë ditëve të fundit si pasojë e përdorimit të energj...

Dhjetëra punëtorë të KEK-ut dhuruan gjak

Dhjetëra punëtorë të KEK-ut dhuruan gjak
KEK sh.a. njofton se të hënën, me 17.01.2011, me organizim të përbashkët të korporatës dhe Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut është zhvilluar aksioni për dhurim vullnetar të gjakut. Këtij aksioni i janë përgjigjur vullnetarisht dhjetëra punëtorë të KEK-ut, përkatësisht të administratës qendrore. Ky aksion paraqet përkushtimin e KEK-ut për çështje të përbashkëta publike të karakterit human, të cilat u takojnë të gjithë qytetarëve. Zyrtarët nga Qend...

Sqarim

KEK sh.a. sqaron se në portalin e lajmeve “Kosovapress” me datë 05.01.2011 dhe numrin e djeshëm, e enjte, 06.01.2011 të gazetës “Express”,është publikuar një shkrim i ngjajshëm, në të cilin shkruhet gjithçka, pos të vërtetës. KEK sh.a. sqaron për lexuesit e këtyre dy mediumeve se shpifjet hasen qysh në fillim të lajmit të publikuar. Këto mediume pa fije turpi konstatojnë pa cituar askënd se “çmimet e energjisë elektrike në Kosovë qenkan më të lartat në ...