Në vazhdën e mbikëqyrjes së operimeve në divizionet e prodhimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.), zv. Kryeshefi Ekzekutivë, Përparim Kabashi me bashkëpunëtorë ka qëndruar në mihjen sipërfaqësore, përkatësisht në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit. Drejtuesit e mihjes sipërfaqësore kanë njoftuar z. Kabashi me arritjet e prodhimit të qymyrit dhe largimit të djerrinës pas përfundimit të procesit të shpronësimeve në zonën prej 129 hektarëve.
...
Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se në bazë të dokumentacionit të cilin kemi trashëguar, figuron se njësia “ish Mbrojtja dhe Siguria” ishte ndarë (shthurur) nga KEK-u para 19 viteve (pra në vitin 2004) sipas strategjisë në fuqi të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, andaj nga ajo kohë ky shërbim kontraktohet nga kompanitë e licencuara të sigurimit fizik.
Për sqarim, procesi i shthurjes së KEK-ut ka filluar në vitin 2004/05, faza e parë, me n...
Prishtinë, 17.08.2023, sot zv. Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut Përparim Kabashi ka mirëpritur në një takim Komandantin e Stacionit Policor në Obiliq, Togerin Zekrija Jonuzi, të cilit i uroi suksese në detyrën e re.
Në këtë takim u diskutua për vazhdimësinë e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, e me theks të veçantë rreth sigurisë në hapësirën e operimeve të korporatës. Tutje, zv.KE Kabashi ka njoftuar komandantin Januzi edhe për sfidat dhe objektivat me të ...
Sot, Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), respektivisht Termocentralin Kosova B, e ka vizituar një delegacion i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN) të cilët janë mirëpritur nga zv. Kryeshefi Ekzekutiv, Përparim Kabashi me bashkëpunëtorë.
Z. Kabashi ka njoftuar delegacionin për gjendjen aktuale, rezultatet e arritura, si dhe sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u, e me theks të veçantë për implementimin e projektit të Dilatimeve në K...
Njoftojmë opinionin publik se njësia B2 pas remontit të suksesshëm është duke operuar me parametra që garantojnë se do të kemi prodhim stabil për periudhën e ardhshme!
Ajo që është pasqyruar në opinion përmes mediave është një zgjidhje përkohshme (kalimtare) teknike e cila në asnjë mënyrë nuk e cenon sigurinë operimit të njësisë B2.
Me këtë rast, lusim mediat që të mos bien pre e dezinformatave nga persona të pa autorizuar që kanë për qëllim dëmtimin e i...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ju njofton se njësia A5 pas përfundimit të remontit kapital dhe eliminimit të të gjitha vërejtjeve të evidentuara gjatë fazës testuese, kjo njësi është rikthyer në operim sot pas mesnate me datë, 21.05.2023.
Sot në operim ka tri njësi të TC-A dhe një njësi të TC-B-së....
Njësia A-5 e Termocentralit Kosova A ka përfunduar riparimin kapital të turbinës dhe gjeneratorit nga kompania Monting Energetika, si dhe riparimin e kaldajës nga stafi i KEK-ut dhe kontraktorë që kanë qenë të angazhuar më herët me kontratë kornizë.
Njësia A-5, pas testimeve të rregullta provuese është rikthyer në operim me 06.05.2023 rreth orës 11:50 dhe është sinkronizuar me rrjetin duke ofruar kapacitetin prej rreth 140 MW/h.
Lidhur me këtë, Ministrj...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) sh.a. konsideron se pjesa më vitale e korporatës janë punëtorët e saj duke shprehur gatishmërinë që në vazhdimësi do të angazhohet në përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e mirëqenies së punëtorëve.
Një angazhim i tillë do të mbetet fokus i Bordit të Drejtorëve dhe menaxhmentit të KEK-ut edhe më tej, duke mos humbur fokusin thelbësor që është angazhimi në fushën e përmirësimit të mëtejmë të shërbimeve të Kor...
Sot, KEK-un e ka vizituar Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila është mirëpritur nga zv.Kryeshefi Ekzekutiv (u.d.) i KEK-ut, Përparim Kabashi me bashkëpunëtorë dhe Bordi i Drejtorëve, me ç‘rast znj.Rizvanolli u njoftua për gjendjen aktuale, sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u.
Lidhur me këtë, zv.Kryeshefi Ekzekutiv (u.d.) dhe Bordi i Drejtorëve duke falënderuar Ministren Rizvanolli për mbështetjen e vazhdueshme të dikasterit që...
Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve (BD) të KEK-ut, të mbajtur sot, me dt. 25.04.2023, janë marr vendimet si në vijim:
Bordi i Drejtorëve ka marre vendim për pezullimin nga detyra e punës së Kryeshefit Ekzekutiv z.Nagip Krasniqi me efekt të menjëhershëm.
Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, BD ka emëruar z. Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.
...