Duke qenë se ,afati për faljen e borxheve ka hyrë në muajin e fundit, edhe njëherë u bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi, që të përfitojnë nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe ti nënshkruajnë kontratat para skadimit të afatit me 02 Shtator, 2016.
Që nga nënshkrimi i Memorandumit në mes KEK-ut dhe KEDS/KESCO konsumatorët kane filluar të drejtohen në zyrat e KESCO-s, dhe deri me tani janë nënshkruar mbi 21.000 kontrata. (12 %) ndërsa, konsumatorëve të tjerë u mbeten pak më shumë se 20 ditë për të përfituar nga kjo mundësi.
Meqenëse kjo varet nga vetë vullneti i konsumatorëve, KEK-u inkurajon të gjithë konsumatorët të përfitojnë nga kjo mundësi që ua jep ligji për faljen e borxheve publike dhe sa më parë të drejtohen në zyrat e KEDS/KESCO për nënshkrimin e kontratave në të gjitha pikat anë e kënd Kosovës.