Dhjetra punëtorë të KEK-ut, me makineri të rëndë me sukses kanë pastruar dhe rrafshuar deponinë ilegale në hyrje të Obiliqit, pranë Universiteti Universum dhe gjithashtu kanë kontribuar në deponin e Mirashit. Jemi shumë të nderuar që edhe ne patëm mundësinë të jemi pjesë e aksionit të sotëm të 24 majit “Ta Pastrojmë Kosovën”. Aksioni ka nisur në orën 10:00 në deponinë ilegale në hyrje të Obiliqit, pranë Universitetit Universum dhe te Deponia në Mirash! Gjatë inspektimit të punëve z. Luan Hasanaj, përfaqësues i aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën” theksoi; ” Aksionit të sotëm i janë bashkuar shumë qytetarë, pjesëtarë të shoqërive civile, zyrtarë komunalë, pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe mes tyre edhe shumë punëtorë të KEK-ut me makineri të rëndë të cilët kanë pastruar dhe rrafshuar deponinë ilegale në hyrje të Obiliqit dhe deponinë në Mirash. Me këtë rast ne falenderojmë punëtorët pjesëmarrës dhe menaxhmentin e KEK-ut të cilët kanë ndihmuar në realizimin e këtij aksioni dhe kanë premtuar se do të jenë pjesë e të gjitha aksioneve që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit. IMG_5583