Gjatë ditës së dytë të Konferencës CIGRE Kosovë 2025, ekspertët e Korporatës Energjetike të Kosovës përfaqësuan korporatën me dy punime teknike–shkencore para audiencës profesionale, duke dëshmuar nivelin e lartë të ekspertizës inxhinierike dhe inovacionit brenda KEK.
✅Punimi i parë: “Modernizimi i Komandimit të Ventilatorëve dhe Flegravëve në Kaldajën e Bllokut A5 – Integrimi i PLC” Autorë: Mërgim Gjoka, Besnik Fejza dhe Erdoan Zasella
Punimi paraqiti projektin e modernizimit të sistemit të komandimit të ventilatorëve dhe flegravëve në kaldajën e bllokut A5 të TC “Kosova A”, përmes implementimit të teknologjisë së automatizimit të pajisjeve duke shfrytëzuar PLC dhe sistemit të avancuar të monitorimit.
Ky projekt ka rritur në mënyrë të ndjeshme efikasitetin operacional, automatizimin dhe sigurinë teknologjike, duke ndikuar drejtpërdrejt në besueshmërinë dhe performancën e njësisë gjeneruese.
✅Punimi i dytë: “Detektimi dhe lokalizimi i pikave të prishjes së mbështjelljes së statorit të gjeneratorit në njësinë A5” Autorë: Sabri Grajçevci, Naser Grajçevci dhe Mihane Dobratiqi
Ky punim trajtoi metodat më bashkëkohore të testimit dhe analizës për detektimin e prishjeve në mbështjelljet e statorit dhe rotorit të gjeneratorit sinkron në bllokun A5.
Rezultatet e prezantuara konfirmuan saktësinë e metodologjisë dhe qëndrueshmërinë e performancës së gjeneratorit, duke kontribuar në optimizimin e mirëmbajtjes parandaluese dhe rritjen e sigurisë së operimeve.
Këto prezantime dëshmojnë kapacitetin teknik dhe profesionalizmin e stafit të KEK, si dhe përkushtimin e korporatës për të avancuar inovacionin, automatizimin dhe sigurinë në proceset gjeneruese.

✅ Ekspertët tanë, energjia jonë më e fuqishme.