- KEK-u ka faturuar konsumatorët gjatë muajit janar 2013 përafërsisht mesasinë e njëjtë të energjisë që është faturuar gjatë muajit Janar 2012.
- Vlera në euro e faturuar tek konsumatorët gjate muajit janar 2013është 9.8% më e lartë se sa e muajit janar 2012, e cila është pothuajse e shpjegueshme duke pasur parasysh rritjen prej 8.9% të aprovuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në qershor të vitit 2012.
- Gjatë viteve të fundit, KEK-u ka instaluar përafërsisht 57,000 njehsorë të ri elektronikë për të zëvendësuar njehsorët e vjetër mekanik të cilët nuk kanë regjistruar në mënyrë të duhur konsumin mes ditës dhe natës sipas rregullave te aprovuara nga ZRRE,.Në fakt, shumë prej këtyre njehsorëve të vjetër kanë regjistruar më tepër konsum gjatë natës kur çmimet janë më të ulëta dhe më pak konsum gjatë ditës kur çmimet janë të larta bazuar në çmimoren e aprovuar nga ZRRE-ja. Tani, këta konsumatorë janë duke i pranuar faturat e llogaritura në mënyrë të duhur, kurse në të kaluarën ato nuk kanë qenë të bazuara ne kohën e duhur gjatë ditës kur energjia është konsumuar. KEK ka krijuar ekipin e veçantë që te merret me interesimin e secilit grup të konsumatorëve, duke përfshirë edhe protestuesit e sotëm. Ky ekip do ta sqarojë secilën brengë apo kërkesë për informatë nga ana e tyre në mënyrën më transparente të mundshme.
Gatë ditëve të fundit, janë zhvilluar një numër i konsiderueshëm i debateve rreth shumës së faturuar nga KEK-u gjatë muajit janar. Me këtë rast, si plotësim i komunikatës së lëshuar dje, dëshirojmë t’i qartësojmë për publikun edhe disa fakte dhe informatat si me poshtë.
Analizat e bëra deri tani tregojnë si në vijim: