Në panelin me temë "Një ditë në miniera", KEK është përfaqësuar nga Fatmir Gërguri, drejtori i inxhinieringut në minier, dhe Emine Gllareva, kryeinxhinierja e TC Kosova B.
Z. Gërguri shpjegoi rëndësinë e minierave si burim të lëndës së parë për prodhimin e energjisë elektrike dhe asaj termike, duke ndarë lidhjen emocionale që ka me to, duke u rritur pran minierave.
Nga ana tjetër, znj. Gllareva theksoi rëndësinë e TC Kosova B, ku ajo kontribuon që 20 vite. Ajo shprehu shqetësime për mundësitë e tranzicionit të shpejtë, duke theksuar se aktualisht mbi 90% e furnizimit me energji elektrike në vend vjen nga linjiti.
Forumi vazhdon me tema të tjera sipas agjendës, duke ofruar një platformë për diskutime të rëndësishme në lidhje me të ardhmen energjetike të Kosovës.