KEK sh.a. njofton se  gjendja e furnizimit me energji elektrike është plotësisht stabile. Reduktime nuk ka për asnjë kategori, pra furnizimi është 24:00 në të gjithë territorin e vendit. Furnizimi i pandërprerë është arritur pas punës së palodhshme të punëtorëve të gjenerimit të cilët kanë arritur në afatin më të shpejtë t’i kthejnë të gjitha blloqet e planifikuara në prodhim. Tashmë në sistem janë blloqet A3, A4 dhe B2 të cilat sigurojnë prodhim të mjaftueshëm për mbulimin e kërkesës. Gjendja e furnizimit stabil do të vazhdojë edhe gjatë festës së Fitër-Bajramit dhe më tutje, ashtu siç ka qenë edhe gjatë muajve të fundit. KEK mbetet i përkushtuar ndaj konsumatorëve të vet dhe po bën maksimumin ta kryej misionin e vet karshi tyre, duke shënuar përmirësim të dukshëm në furnizim viteve të fundit. Duke pas si objektive furnizimin e pandërprerë gjate tërë vitit KEK është duke finalizuar remontet e rregullta të blloqeve dhe sjelljen e tyre ne kushte optimale te punës për periudhën e dimrit. Prandaj, situata  si kjo e ditëve të fundit, tashmë  e tejkaluar në afat rekord, mund të konsiderohet si e jashtëzakonshme dhe e izoluar. Korporata po bën çmos që të ketë prodhim sa më stabil dhe të jetë me prodhimin e vet sa më miqësore ndaj ambientit.