KEK sh.a. njofton se ka ndodhur një akt vandal nga ana e një konsumatori në qytetin e Prizrenit. Konsumatori Shpejtim Bytyqi ka goditur me revole në kokë punëtorin e korporatës në detyrë Tamer Kaçka. Rasti ka ndodhur të martën, kur punëtori po shkonte që të kërkonte pagesën apo ta shkyçte konsumatorin, pasi sulmuesi kishte borxh ndaj korporatës. Punëtori është dashur të kërkojë ndihmën mjekësore dhe në spital janë detyruar t’i bëjnë disa qepje në kokë. KEK sh.a. dënon ashpër këtë rast të paprecedan dhe kërkon nga organet e rëndit dhe drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha masat ndaj personit në fjalë në mënyrë që ai të merr dënimin e merituar. Rastet e tilla nuk guxojnë të ndodhin assesi, sepse janë pengesë e madhe si për punën e korporatës ashtu edhe për kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve. KEK-u apelon tek të gjithë konsumatorët që të mos pengojnë punëtorët sepse ata po i kryejnë detyrat zyrtare që ua cakton korporata.