Edhe pse sektori energjetik tradicionalisht është fushë e dominuar nga burrat, në Korporatën Energjetike të Kosovës çdo ditë po dëshmohet se profesionalizmi, përkushtimi dhe vizioni nuk kanë gjini.
Në Konferencën e III-të CIGRE Kosovë 2025, këto profesioniste të KEK po përfaqësojnë me dinjitet dhe kompetencë rolin e grave në energjetikë – përmes prezantimeve teknike, diskutimeve profesionale dhe bashkëpunimit me ekspertë të rajonit.
KEK e vlerëson lart punën, kontributin dhe përkushtimin e tyre në çdo fushë të operimit – nga inxhinieria, planifikimi e deri te menaxhimi dhe komunikimi strategjik.
Për ne, barazia gjinore nuk është vetëm parim – është pjesë e kulturës sonë institucionale dhe e së ardhmes që po ndërtojmë bashkë.
Vazhdojmë… për një sektor energjetik më gjithëpërfshirës, më të qëndrueshëm dhe më të drejtë.