Pas takimi te jashtëzakonshëm te mbajtur sot dt 07 qershor 2014, Bordi i Drejtorëve i Korporatës Energjetike te Kosovës, konfirmon mbështetjen e  plotë për menaxhmentin për tejkalimin e gjendjes se shkaktuar pas shpërthimit te djeshëm në  repartin e  elektrolizës të Termocentralit Kosova A. Bordi i Drejtorëve ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjet e punëtoreve te vdekur për humbjen e me te dashurve te tyre për t’ua lehtësuar dhembjet për aq sa është e mundshme duke u zotuar se do te jene afër tyre gjate kësaj kohe te vështirë për ta. Për këtë është tashme pajtuar për të dhënë një ndihme fillestare për këto familje për t’u lehtësuar sadopak vështirësitë e tyre ne këtë çast. Bordi i Drejtorëve falënderon te gjitha institucionet shtetërore, ato komunale dhe kompanitë si motra kosovare  dhe nderkombetare për ndihmën e ofruar ne përballimin e kësaj situate, ne mënyrë te shpejte dhe te rregullt. Bordi i Drejtorëve u dëshiron shërim te shpejte edhe personave te lënduar dhe zotohet se do te jete afër tyre, gjithashtu. Bordi i Drejtorëve ka ofruar mbështetje menaxhmentit dhe te gjitha organeve tjera për te kryer hetim te plote dhe urgjent  te rrethanave qe kane ndikuar në ketë tragjedi, me qellim te përmirësimit te kushteve të punës, cilësinë e shërbimeve ndaj klientëve dhe parandalimin e ndodhive te ngjashme ne te ardhmen. Ne fund Bordi i Drejtoreve ka mbështetur menaxhmentin ne marrjen e te gjitha masave dhe veprimeve operative të brendshme për vlerësimin e dëmeve materiale dhe nisjen e përgatitjeve tekniko-teknologjike për rifillimin e punës se njësive të Termocentralit Kosova A, sa me shpejt dhe mundësisht ne fillim te javës se ardhshme.