KEK sh.a. njofton se sot, me 14.02.2011, në kohë kur ekipa e KEK-ut kishte shkuar ta shkyçte konsumatorin me shifër 6894 Zeqirja Dina në qytetin e Gjakovës pasi që ishte në listat e shkyçjeve, pas shkyçjes një nga punëtorët e korporatës është kërrcënuar dhe fyer gjer në rrahje. Sulmuesi është marrë më pas nga Policia e Kosovës, ndërsa punëtori I sulmuar ka dhënë me këtë rast deklaratën po në polici. Por, shqetësuese është se punëtori është kërrcënuar nga personi në fjalë se do të kenë punë edhe privatisht.
Në qytetin e Gjakovës poashtu sot ka patur një kërrcenim tjetër dhe pengim të kryrjes se detyrs zyrtare nga ana e konsumatorit Bashkim Gashi. Edhe ky rast është zgjidhur me asistimin e policisë.
KEK sh.a. apelon fuqishëm tek të gjithë konsumatorët që t’I lejojnë punëtorët e korporatës në detyrë ta kryejnë punën e tyre, për çka janë urdhëruar. Punëtorët e KEK-ut nuk shkojnë privaitisht askund, por me urdhëresa nga korporata. Prandaj, në një situatë të tillë, konsumatorët duhet t’I kryejnë obligimet dhe të mos i bartin në çështje private punët për të cilat punëtorët janë të urdhëruar t’i kryejnë. Kjo nuk shpije askund, pos në arrestimin e konsumatorëve të papërgjegjëshëm.