Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një shpërthim në repartin e elektrolizës të Termocentralit Kosova A.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni ekipet mbikëqyrëse të KEK-ut kanë dalë në vendin e ngjarjes.Ndërkohë që informacioni është shpërndarë në të gjitha institucionet relevante në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore ato të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave nga niveli qendror, Komunal dhe ekipet mjekësore të qendrave të mjekësisë familjare dhe ato të QKUK-së.
Në vendin e ngjarjes të gjitha njësitë bashkërisht me shpejtësi kanë filluar evakuimin e personelit që në atë moment gjendej duke punuar në atë repart si dhe në repartet e tjera, në ndërkohë që kanë bërë edhe sigurimin e perimetrit të zonës ku ka ndodhur shpërthimi .
Të gjithë personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në qendrat më të afërta mjekësore dhe në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Aktualisht është bere evakuimi i personelit nga të gjitha repartet e Bllokut A.
Pas veprimeve të ndërmarra në vendin e ngjarjes situata është nen kontroll dhe aktualisht nuk ka rrezik.
Ndërkohë ju njoftojmë me informacionet më të reja.
INFORMACION SHTESE
ora 15:00
Në këtë moment mund te konfirmojmë se ekipet punuese po vazhdojnë punën e tyre dhe se situata është në kontrollë të plotë dhe nuk ka rrezik të përsëritjes së aksidentit në atë zonë .