KEK sh.a. sqaron se ka investuar në largpërçuesin ku janë të lidhura bizneset e Gjilanit në mënyrë që atyre t’u krijoheshin kushtet për të qenë në kategorinë A+. Pra, kjo tregon se korporata ka qenë gjithnjë pranë bizneseve dhe ka pasur gjithnjë qëllim t’i mbështes ato. Në ndërkohë, në këtë largpërçues që ishte kategorizuar në A+ ishin kyçur edhe konsumatorë të amvisërisë, që bie ndesh me rregullat dhe kushtet për këtë kategorizim. Pra, në A+ mund të jenë të kyçur vetëm bizneset, sepse kjo masë është krijuar vetëm për ta. Në  asete janë  ndërtuar objekte të  ndryshme, të  cilat kanë  bërë  që  aty të  mbizotërojë  një  katrahurë  e vërtetë. Kushdo që  të  jetë  i interesuar mund ta shoh këtë. Në rastin specifik KEK është i interesuar prapë t’i ndihmojë bizneset, por këmbëngul në respektimin e kushteve. Pagesa duhet të jetë 100 për qind dhe humbjet komerciale nën nivelin 1 për qind. Këto kushte janë vetëm që të vihet rregullsia dhe të respektohen ligjet në fuqi. KEK nuk i ka harruar as bizneset e Gjilanit e asnjë  biznes anekënd vendit, sidomos bizneset prodhuese. Tashmë po investohet mbi 8 milionë euro në rrjetin distributiv në Gjilan pikërisht për të mbështetur me shërbime kualitative Zonën Industriale të Gjilanit.