Duke marr parasysh se ne disa prej mediumeve vazhdojnë te qarkullojnë shkrime te cilat përmbajnë deklarata qe shkaktojnë konfuzion dhe qe vejnë ne lajthitje opinionin, KEK sh.a. e sheh te nevojshme te sqaroi dhe përsëris një fakt me te cilin te gjithë konsumatoret fundor te energjisë elektrike dhe publiku gjere tashme është njoftuar. Ne baze te vendimeve te Qeverise se Republikës se Kosovës Nr. 04/36 dhe 03/038, janë finalizuar dy procese te ndryshimeve strukturore qe kane afektuar KEK-un: 1. ndarja dhe shthurja ligjore e veprimtarisë së shpërndarjes së energjisë elektrike dhe furnizimit publik të KEK-ut nga pjesa e veprimtarive tjera, me ç’rast është krijuar një kompani e re (KKDFE/KEDS) dhe 2. privatizimi përmes shitjes së aksioneve të KKDFE një pronari tjetër (konsorciumi Calik-Limak). Për me tepër, si edhe qe është komunikuar përmes njoftimit ne media nga vet pronari i ri, qe nga data 08 maj 2013, konsorciumi ne fjale ka marrin pronësinë dhe kontrollin mbi KKDFE/KEDS dhe rrjedhimisht mbi te gjitha çështjet qe kane te bëjnë me sistemin e shpërndarjes dhe te Furnizuesit Publik me energji elektrike. Nga ajo date, KEK sh.a. ka ne pronësi dhe operon vetëm me mihjet sipërfaqësore për prodhim te qymyrit dhe termocentralet Kosova A dhe Kosova B. Si rrjedhim nga 08 maj 2013, KEK sh.a. nuk ka asnjë autorizim dhe nuk mund te mbaje përgjegjësi për operim te aseteve te shpërndarjes apo furnizim te konsumatorëve fundor me energji elektrike. Prandaj, te gjitha pyetjet rreth këtyre çështjeve duhet te adresohen tek KEDS.