Në ditën e tretë të Konferencës së 3-të CIGRE Kosovë 2025, Korporata Energjetike e Kosovës u përfaqësua në panelin “Fuqizimi i së Ardhmes së Energjisë” nga z. Erdoan Zasella, Drejtor i Divizionit për Energji të Ripërtëritshme.
Në fjalën e tij, z. Zasella paraqiti rolet strategjike të KEK në procesin e diversifikimit të burimeve të energjisë në vend, duke theksuar projektin madhor Solar4Kosovo – 100 MW, si një prej iniciativave më ambicioze që shënon tranzicionin e KEK drejt energjisë së pastër dhe të qëndrueshme.
🔹 Duke reflektuar mbi zhvillimet e realizuara që nga Konferenca e CIGRE 2023, ai theksoi përparimin e projekteve të modernizimit të njësive gjeneruese, angazhimin e inxhinierëve të rinj, si dhe rritjen e përqindjes së grave inxhiniere në strukturat teknike të KEK – si pjesë e vizionit për një fuqi punëtore gjithëpërfshirëse dhe inovative.
🔹 Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua rolit të brezit të ri të inxhinierëve në proceset e transformimit energjetik. Z. Zasella ftoi studentët e fushave teknike të vizitojnë projektet e KEK gjatë fazave të modernizimit, duke i cilësuar këto përvoja si “një mundësi të rrallë për të lidhur dijen teorike me praktikën reale të sistemit energjetik”.
🔹 Ai gjithashtu inkurajoi të rinjtë që të vizitojnë Fabrikën e Pajimeve në Palaj dhe Qendrën e Trajnimeve në Obiliq, ku KEK po zhvillon gjeneratën e ardhshme të profesionistëve energjetikë. “E them nga përvoja ime personale – kalimi nëpër këto etapa formuese më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë të kompletohem profesionalisht,” – theksoi z. Zasella.
🔹 Ky panel përforcoi edhe një herë rolin e KEK si institucion kyç në tranzicionin energjetik të vendit, që fuqizon zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe përfshirjen profesionale në sektorin më strategjik të Kosovës.
🔹 KEK – Ekspertiza, përvoja dhe brezi i ri që fuqizon të ardhmen energjetike të Kosovës