Korporata Energjetike e Kosovës falë angazhimit te punëtoreve, inxhiniereve dhe stafit menaxhues po e përmbyllë vitin 2022 me suksese si në fushën e operimeve po ashtu edhe në afarizëm. Lidhur me këtë, në prag të festave të fund vitit Bordi ka miratuar propozimin e menaxhmentit për një kompensim shtesë, për të gjithë punëtorët e KEK-ut përgjatë vitit 2022 në vlerë prej 500 € neto, proporcionalisht. Me respekt, Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVES