Tema: “Gjendja aktuale dhe investimet kapitale në modernizimin e njësive gjeneruese të TC Kosova A dhe TC Kosova B”

Në kuadër të Konferencës së III-të CIGRE Kosovë 2025, në emër të Korporatës Energjetike të Kosovës, z. Skender Isufi, Drejtor Ekzekutiv i TC “Kosova A”, prezantoi një nga temat më me peshë teknike dhe zhvillimore për sistemin energjetik të vendit – modernizimin e kapaciteteve ekzistuese gjeneruese në TC Kosova A dhe TC Kosova B.
Prezantimi solli një pasqyrë gjithëpërfshirëse të performancës aktuale të njësive, si dhe të projekteve kapitale që po e transformojnë infrastrukturën energjetike të KEK në përputhje me standardet mjedisore dhe teknike të Bashkimit Evropian.
Z. Isufi theksoi disa nga projektet kryesore të modernizimit, si:
🔹 Modernizimi i turbinave me avull në TC Kosova B1/B2 dhe zëvendësimi i komponentëve kryesorë teknikë, me investime kumulative që kalojnë 120 milion €..
🔹 Rezultatet e deritanishme të modernizimit kanë sjellë përmirësime të ndjeshme në performancën e njësive – fuqia e njësisë B2 tashmë arrin 345 MW gjatë testimeve finale, duke garantuar siguri më të lartë furnizimi dhe efikasitet më të madh operacional.
🔹 Projekti mjedisor në TC Kosova B, i financuar nga fondet IPA të Bashkimit Evropian, me vlerë 83.8 milion €, që përfshin instalimin e sistemeve të filtrimit elektrostatik, transportit të hirit dhe deNOx.
🔹 Këto investime përfaqësojnë angazhimin e KEK për të siguruar një sistem energjetik më të qëndrueshëm, më të sigurt dhe më miqësor me mjedisin, duke mbetur një nga shtyllat kryesore të sigurisë energjetike të Kosovës.
KEK – Fuqia që Ndërton të Ardhmen Energjike të Vendit.