KEK sh.a. njofton se sonte më, 16 prill 2014, në ora 19:40, njësia B1 e Termocentralit Kosova B është kthyer në punë. Si rezultat i një përkushtimi të jashtëzakonshëm të punëtorëve të Termocentralit Kosova B dhe konceptit të ri të menaxhimit preventiv, në afat rekord kanë përfunduar me sukses të gjitha veprimet e domosdoshme teknike në njësinë B1 dhe njësia në fjalë është lëshuar në punë para orëve të konsumit maksimal. Si rrjedhim, brenda ditës, KEK-u kthen nivelin e prodhimit konform bilancit elektro-energjetik dhe planit të aprovuar. Në këtë rast, KEK sh.a. falënderon për punën e bërë të gjithë punëtorët e angazhuar për kthimin në punë të njësisë B1. Njëkohësisht, falënderojmë për mirëkuptimin e treguar të gjitha palët e ndërlidhura që mund të kishin qenë të  afektuar në këtë rast.