Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit nga KEK-u, dhe KEDS/KESCO, me 12 Prill, 2016 ka filluar edhe faza e fundit e implementimit të plotë te ligjit për faljen e borxheve publike, tani pritet të trajtohen rreth 170.000 konsumator, të cilët sipas ligjit kanë mundësin që në afat prej pesë muajve të ardhshëm ti nënshkruajnë kontratat dhe po ashtu ti respektojnë afatet e kësteve konform ligjit dhe kontratës.
Që nga nënshkrimi i Memorandumit në mes KEK-ut dhe KEDS/ KESCO konsumatorët kanë filluar të drejtohen në zyrat e KESCO-s, dhe deri me tani janë nënshkruar rreth 2,300 kontrata.
KEK-u edhe një herë i fton të gjithë konsumatorët që gjatë periudhës së mbetur pesë mujore të drejtohen në zyrat e KESCO në të gjitha distriktet në mënyrë që të përfitojnë nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike.
Adresat në të cilat duhet të lajmërohen konsumatorët janë: