KEK sh.a. njofton se dje, më 15.07.2012 rreth orës 14:30 minuta persona të pandërgjegjshëm kanë djegur mbeturina në afërsi të trafostacionit 10/04 kV Barakat me fuqi instaluese Sn=400KVA drejtimi 10 kV Poleti në Vushtrri, ku si pasojë e kësaj është djegur trafostacioni komplet. Ekipi i KEK-ut ka dal në vendngjarje menjëherë,  ka lokalizuar  prishjen dhe  ka informuar policinë në lidhje me rastin. Si pasojë e djegies së këtij trafostacioni 184 konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike. KEK e dënon ashpër këtë akt vandal dhe kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë që rasti të zgjidhet sa më shpejtë, në mënyrë që fajtorët të marrin dënimin e merituar dhe dëmi i shkaktuar sa më shpejt  t’i kompensohet KEK-ut, që të mos pësojnë as konsumatorët e dëmtuar.