Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), mirëpret lejimin nga banorët e mbetur për përfundimin e punës në terren të Komisionit Qeveritar dhe Komisionit të KEK-ut, për matjen dhe vlerësimin e pasurive të banorëve të fshatit Shipitullë.
Ky proces lejon një vlerësim real në dobi të vetë banorëve dhe hapë rrugë krijimit të kushteve për të filluar punën në zgjerimin e mihjeve në këtë zonë dhe për të siguruar thëngjill për furnizim të qëndrueshëm të qytetarëve me energji elektrike.
Reflektimi pozitiv i banorëve të fshatit Shipitullë për të pranuar marrëveshjen e ofruar nga KEK-u dhe Qeveria e Kosovës, si dhe lejimi banorëve të mbetur për të përfunduar regjistrimin është një lajm i mirë për të gjitha palët e përfshira në këtë proces e mbi të gjitha është në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Shpronësimi i këtyre zonave të shpallura me interes nacional është garantuesi i vetëm për një stabilitet të qëndrueshëm dhe furnizim të Kosovës me energji elektrike.
Korporata Energjetike e Kosovës, edhe një herë garanton të gjitha palët dhe veçanërisht banorët e këtyre zonave se do të zbatoi standardet më të larta ndërkombëtare për zhvendosje dhe do ti përmbush të gjitha obligimet në kompetencë të korporatës.
Duke pas parasysh këto zhvillime, presim dhe besojmë që brenda një afati të shkurtër të përfundojë edhe ky proces.
Megjithatë, ashtu siç ju kemi njoftuar në vazhdimësi, ne kemi hyrë në fazën e emergjencës për arsye se jemi duke operu me kapacitet të kufizuar. Mirëpo, me të filluar punën në largimin e pjesës së epërme të djerrinës ne do të bëjmë planet së bashku me ekspertët e Korporatës si dhe me institutet dhe espertët më të mirë të kësaj fushe në vend, me ç’rast do të kemi një planë edhe më konkret se sa kohë na duhet deri të arrimë të thëngjilli. Pra do të angazhojmë edhe njësi tjera gjeneruese që sa më shpjet të arrimë deri të nxjerrja e thëngjillit dhe tejkalimi i kësaj situate.
Rezervat e para të thëngjillit, bazuar në analizat paraprake që i kemi bërë dhe kapaciteteve që kemi besojmë shumë së do të fillojnë të krijohen pas gjashtë muajve.