Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përkujton te gjithë konsumatorët e saj se ajo vepron si një kompani komerciale dhe qeveriset në bazë të ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës dhe është subjekt i rregullimit ekonomik nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Prandaj  KEK-u është i obliguar dhe i trajton njëjtë të gjithë klientët e tij dheTË GJITHË konsumatorët duhet të paguajnë për energjinë elektrike të shpenzuar pa përjashtime. Kjo do të thotë si në vijim:
  • KEK-u nuk i nënshtrohet asnjë presioni apo ndikimi, çfarëdo qoftë që të lejojë konsumatorët që nuk paguajnë  të marrin shërbime  pa pagesë.
  • Institucionet e kuvendeve komunale që nuk paguajnë faturat e tyre mujore të energjisë  janë duke u shkyçur. Ata duhet të trajtojnë energjinë elektrike si çdo produkt apo  shërbim tjetër që marrin dhe e paguajnë nga buxheti i tyre aktual.
  • Kompanitë e furnizimit të ujit që nuk paguajnë faturat e tyre mujore të energjisëjanë duke u shkyçur. Ata duhet të trajtojnë energjinë elektrike si çdo produkt apo shërbim tjetër që marrin dhe paguajnë për operim të kompanisë.
  • Ndërmarrjet në Pronësi Shtetërore që nuk paguajnë faturat e tyre mujore të energjisë janë duke u shkyçur.
  • Objektet fetare, duke përfshirë xhamitë, manastiret, kishat dhe objektet përcjellëse duhet të regjistrohen dhe të paguajnë për energji elektrike. KEK-u si kompani komerciale nuk mund të subvencionojë këto objekte dhe udhëheqësit fetarë tashmë janë të vetëdijshëm seduhet të regjistrohen si konsumatorë dhe të paguajnë çdo muaj faturat e  energjisë ose do të shkyçen. Ata inkurajohen të vendosin një shembull pozitiv për pasuesit e tyre dhe t’i kujtojnë atyre detyrimin moral për të paguar dhe mos keqpërdorur energjinë elektrike të konsumuar.
  • Energjia elektrike e konsumuar në të gjitha zonat minoritare duhet paguar. KEK-u ka punuar shumë me te gjithë palët relevante për të larguar kufizimet  qe për 12 vjet kishin penguar të kërkohet nga të gjithë konsumatorët e kyçur të paguajnë energjinë elektrike. Kjo pune ishte e suksesshme pasi që të gjithë  konsumatorët në jug të lumit Ibër janë duke paguar energjinë elektrike. Njëkohësisht, KEK-u është duke lëvizur përpara në rregullimin e të gjithë konsumatorëve në veri të lumit Ibër.
  • Energjia elektrike e shfrytëzuar nga Qendrat Kolektive për Personat e Zhvendosur brenda vendit duhet paguar, përndryshe ato do të shkyçen.
KEK-u vazhdon të jetë i përkushtuar që të ofrojë shërbim 24 orë për ata konsumatorë që paguajnë faturat e tyre mujore të energjisë dhe është duke shkyçur vazhdimisht ata që nuk paguajnë. Me përmirësimin e performancës së njësive gjeneruese, reduktimet viteve të fundit janë zvogëluar ndjeshëm për të gjithë konsumatorët. Ne jemi duke ecur më afër qëllimit të eliminimit të plotë të tyre, edhe pse burimet e brendshme të energjisë nuk i përmbushin kërkesat e konsumatorëve, sidomos në periudhat e pikut dhe gjate sezonit  të larte. Konsumatorët në daljet  të cilët kanë të regjistruar pagesa dhe faturim më të mirë, pra konsumatoret e kategorisë A, marrin 24 orë shërbim në shumicën e ditëve. Reduktimet për të balancuar kërkesën dhe ofertën bëhen kryesisht në daljet e Kategorisë C dhe B, në përputhje me planin e vendosur nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. KEK-u falënderon të gjithë liderët politikë dhe fetarë për mbështetjen e tyre në angazhimin tonë  për të drejtuar kompaninë si një biznes komercial. Ky është i vetmi opsion i qëndrueshëm për vendin tone, Republikën e Kosovës.