
Delegacioni është pritur nga Kryeshefi ekzekutiv, Bekir Gërguri, së bashku me Sekretarin- Alban Krasniqi, DF - Gramos Hashani dhe Drejtorin për Politika dhe Monitorim të NP-ve, Valon Prebreza. Gërguri ndau me të pranishmit informacione mbi aktivitetet, sfidat dhe objektivat e korporatës, duke u fokusuar në çështjet e sigurisë.
Diskutimi u përqendrua në mbështetje ushtarake për autoritetet civile, veçanërisht në rastet e fatkeqësive natyrore, teknologjike dhe njerëzore. U shqyrtuan gjithashtu vlerësimi i rrezikshmërisë dhe plani i reagimit emergjent. Për të ardhmen, u sugjerua realizimi i një simulimi të aktivitetit emergjent për të demonstruar përgatitjet e korporatës për situata të tilla. Pas takimit, u vizituan TC Kosova B dhe fabrika e pajimeve xehtare në Palaj.
Zv. Ministri Syla shprehu gatishmërinë për të mbështetur KEK-un në të gjitha aktivitetet lidhur me emergjencat dhe sigurinë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për një përgjigje efikase ndaj situatave të jashtëzakonshme.



